ereksioni

ereksioni

Pershendetje kam nje pyetje per doktor shkelzenin
Para nji jave u vizitove tek urologu per mosmbajtje te ereksionit bera analizat dhe prolaktina me doli e larte 29.9 dhe doktori me tha mos u shqetso dhe me dha nji ilac qe qohet erberos pash ne internet dhe shoh qe nuk ka lidhje me ereksionin po e perdor por sben efekt gjithashtu me dha edhe nje kokerr stendra

3 komente për “ereksioni”

  1. Dan says:

    Edhe une kam te njejtin problem kam probleme me ereksion dhe analizat e gjakut me kan dal mir perceq prolaktines qe ne ka dal dikun 26 por deshta me dit tek cili doktor je kontrollu dhe testosteroni sa te ka dal? Sepse mua me ka thene urolog qe te shkoj tek endokrinologu per trajtimin e prolaktines se larte sepse me tha qe kjo mund te jete arsyeja pse ke problem me ereksion, besoj qe edhe ti duhesh te besh 1 vizite tek endokrinologu.

  2. Anonymous says:

    testeroni mka dal 8.3

  3. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Pershendetje,
    Ju paskeni problem me potence qe paraqet pamundesi te mbajtjes ereksionit te mjaftueshem per te kryer marredhenie seksuale. A jeni i martuar dhe a keni partnere te rregullt? Sa i perket nivelit te rritur te prolactines, me at vlere nuk duhet te paraqet problem per potence. Bile ju kisha propozuar qe heren tjeter para se tu miret gjaku per analize te prolactines te shtriheni nja 15-20 minuta e tek pastaj tua marin gjakun.

    Sa i perket problemeve me potence, ajo mundet me qene me etiologji organke ose psiqike si te depresioni, stresi i vazhdueshem, frika, problemet ne familje dhe shoqeri etj apo organike si psh: semundjet e eneve te gjakut, semundja e sheqerit, tensioni i larte i gjakut, obeziteti (mbipesha), jeta pasive, konsumimi i tepert i alkoolit dhe duhanit apo droges, apo semundjet e vet tpenisit ose ne rast se nuk ju terheq partneri seksual. A vuani nga ndonje semundje dhe a merni terapi. Per te dhen nje mendim profesional eshte mire qe paraprakisht te kryeni analizat laboratorike perfshire edhe echon e urotraktit, pasqyren e gjakut, glikemine, holesterolin dhe trigliceridet, HFS, HL, testosteronin dhe te lajmeroheni edhe njehere per vizite te Urologu i cili ne baze te analizave dhe ekzaminimit do te vleresoj se a keni nevoje per terapi eventuale.
    Per fillim ju kisha propozu te filloni me disa suplemente natyrale si tbl Vital Man, Catuaba Bark, Elixir, Maca, Spermotrend etj. te cilat mund te ju ndihmojne ne permiresim te potences deri sa te kompletoheni me analizat e kerkuara.
    Gjithe te mirat,
    Dr.Shkelzen Elezaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: