Enderr sikur me me rrembyen vllain

Enderr sikur me me rrembyen vllain

Pershendetje

Kam shum nevoj per nje pergjigje ,kam enderruar sikur vllain ma kan rrembyer dhe nuk dinim asgje per te …sikur shkoj me nje dhom e shoh te lidhur dhe iki me vrap me lajmru te tjeret dhe kur kthehemi nuk e gjejm aty kerkojm shum ,shum,me pas mendojm qe esht ne turqi me fmi te tjere qe i shfrytezojn per pune te ndryshme…nderkoh qe po flisja me njerzit e mi marr dhe nje lajm tjeter te keq sikur kusherira ime qe eshte shtazane e vogel kishte vdek gjate lidjes nga nje gabim i atyre por nuk mund ti kushtoja rendesi sepse doja vec t ikja n turqi e te kerkoja ….e shoh vllain me pas sikur jan kishin fut koken n qese dhe po e lanin jasht me uj te ftoht e njoh nga trupi dhe bertas emrin .aty me mbaron enderra ju lutem me jepni nje pgj jam n merak (vellai im jeton jasht dhe esht larg nga familja )

Një koment për “Enderr sikur me me rrembyen vllain”

  1. Përshëndetje,
    E kuptoj që je shqetësuar nga ëndrra. Ëndrrat janë përmbajtje të jetës sonë mendore. Për shembull, frikëra të ndryshme, gjëra që na shqetësojnë gjatë ditës mund të gjejnë një “shteg” dhe të shfaqen në ëndrra, por në forma simbolike. Pra, ëndrra përdor simbole të ndryshme që mund të kuptohen më mirë dhe të vendosen në kontekstin e realitetit: P.sh., a ke ti një frikë reale për vëllanë që jeton jashtë, larg familjes? Si është marrëdhënia jote me vëllanë? Ndoshta frika/ankthi që mund të kesh për vëllanë ka gjetur një hapësirë në ëndërr dhe është paraqitur në formën që ti e ke parë. Përpiqu të kuptosh çfarë po të thotë kjo ëndërr, e cila mesa kuptoj ka pasur një ngarkesë
    të madhe emocionale për ty. Ndërkohë, në ëndërr ke parë edhe kushërirën shtatzanë sikur vdes në lindje – ndoshta ky mund të jetë një merak apo frikë që ti ke për vetë kushërirën, por ndoshta edhe jo; ndoshta ëndrra e ka “zgjedhur” kushërirën si figurë, për të shtuar intensitetin e frikës tënde gjatë ëndrrës, teksa ti po kërkoje vëllanë. Këto janë hipoteza, pasi nuk mund të shpjegojmë asgjë me siguri, sepse më duhet të kuptoj më mirë se çfarë të shqetëson ty realisht, në jetën e përditshme në raport me veten, me vëllanë dhe njerëzit përreth. Nëse mund të më tregosh më shumë gjëra rreth vetes, vëllait dhe familjes tënde, lidhur me frikërat që mund të jenë prezente tek ty dhe te familja juaj, mund të kuptojmë së bashku pak më qartë simbolikën e ëndrrës. Mund të më shkruash sërish nëse e ndjen të nevojshme për të vijuar përpjekjet për të kuptuar më shumë nga ëndrra.
    Uroj që gjërat të shkojnë mirë dhe të jesh qetësuar tashmë!
    Përzemërsisht,

    Lediona Braho
    Psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: