E pergjithshme

E pergjithshme

Pershendetje, gjithe stafit te faqes suaj shpresoj te jeni mire!
Tani keto dite kam degjuar per faqen tuaj dhe me erdhi mire qe ekziston nje faqe e ketij lloji. Une dua te ndaj nje breng timen me ju, me qellim qe te marr nje pergjigje nga njerez profesionist sepse gjithehere njerezit per problemet e tyre kerkojne zgjidhje duke marru mesime nga te tjeret, nga njerez te rendomt por thjesh per fatin e tyre ndonjehere edhe kane arritur t’i zgjidhin problemet por une nuk besoj qe secili nga ne e perballon ndoshta edhe te njejten ngjarje apo situat ne menyre te njejte sepse psikika e secilit nga ne dallon.
Une kam mbaruar studimet, dhe po kalojne vite qe spo mundem te gjej ndonje vend pune por ky ndoshta do te ishte shqetsim me i vogel sikurse mos te ishin disa sqetesime dhe presione te tjera. Une tani kam nje fuqi te jashtzakonshme apo me mire te them qe jam kogja i pergatitur sa t’i kaloj shume sfida vetem shume probleme t’i zgjidhe vetem por ajo qe po me mundon eshte kuptimi i kesaj jete dhe menyra se si funksionon gjdo gje, me nje fjale nuk kam etje per asgje, nuk kam deshire ne asgje, sepse kam kaluar nje periudhe te gjate i zhgenjyer, ne mos mirenjohjen e njerezve qe me rrethojne pa mos i anashkaluar edhe familjen time, kam kaluar edhe turtura psiqike duke u munduar te me tjetersojne apo te ndikojne mbi personalitetin tim por asnjehere nuk jam nenshtruar dhe ju kam rezistuar vazhdimisht, por nuk e di se qka fshihet ne mua sepse them me vete sikur mos ta kisha kete tipar ndoshta do te behesha edhe une si te tjeret dhe do te kalo edhe kjo jete disi por nuk mundem, por nje gje qe shoh tek vetja ime apo ne personalitetin tim, eshte ajo qe nuk kenaqem me gjera te lehta dhe me gjera te vogla, qe nga femiria me ka percjellur kjo ndjenje ndaj jetes, vazhdimisht kam ndje etje per t’u rritur. Por qe sot jetoj koti, ne vendin ku linda dhe u rrita por qe nuk me le pershtypje asgje, jam nje gjendje absolut pa zgjidhje dhe pa shprese sikurse te gjindesh ne nje shkretir, ku nuk ke as per te pir dhe as per te ngrene sepse as keto nuk kane shije. Por qe tani psiqikisht jam i fort dhe stabil me disponimin, vetem se po pres nje moment sepse agje spo ndryshon as nuk ec dita as nuk ec ora, thjesh sikur nje fantazme, nje njeri i mbushur me mllef, me inat, me urrejtje e zemrim ndaj shume gjerave, sendeve por edhe shume njerezve perreth.
Ndoshta, mund te kem nje pergjigje, rreth kesaj gjendjes momentale sepse ne rreshtat e larte shkruar dali shume pergjigje por mua me intereson e tanishmja, se a mund te kaloj kjo gjendje pa shpres, kjo gjendje qe mos te duash asgje, mos te keshe deshire per asgje.
Ju faleminderit per kohen tuaj!

         

6 komente për “E pergjithshme”

  1. admin says:

    Pershendetje Niku,

    Ju falenderojme per besimin per t’na u drejtuar.
    Pyetja juaj i eshte deguar ekspertes, dhe po presim pergjigjen e saj. Ju lusim per pak durim.

    Ju urojme gjithe te mirat,
    Stafi NukJeVet

  2. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Niku,

    Ju faliminderit per gaditshmerine per keshillim dhe per adresimin e qeshtjes!
    Gjate cdo faze te zhvillimit ne ballafaqohemi me shum pyetje dhe dilema rreth vetes, te tjereve por edhe fenomeneve dhe dukurive te ndryshme.
    Jo shpesh keto qeshtje kan edhe natyre ekzistenciale pra cfar I jap jetes kuptim dhe cfar duhet te jete qellimi I te jetuarit, kjo tregon qe ne aspektin e maturise ne kemi nevoi te kuptojme pertej asaj cfar duket dhe realisht preket e aq me teper ne situate ku ju dhe shum te rinj ballafaqoheni, qe kryesisht percillet me mungesen e prespektives , matrializmin dhe egoizmin.
    Pyetjeve ekzistenciale qe filozofet e medhenje I kan kushtuar vemendje jo gjithmone kan arritur ti japin kuptim dhe pergjigjjen duhur.
    Ne rastin e juaj per ne eshte shum e rendesishme qe a keni perjetuar ndonje situate te caktuar qe ka arritur te ndryshoje botekuptimin per boten dhe njerzit apo edhe perceptimi real qe e perjetoni cdo dite.
    Shpesh here ndodhe qe ne kemi nje nivel te kanqesise per jeten por pas nje perjetimi ose situate te caktuar bie ky nivel I knaqesise dhe manifestohet ne te gjitha aktivitetet.
    Nga letra juaj kuptohet qe ju jeni nje person qe posedoni shum potencial qe si duket e keni te veshtir dhe momentalisht nuk ndiheni shum I motivuar ta shpalosni ate potencial.
    Ne nje situate te tille konsideroi qe biseda me nje profesionist, psikoterapist do te ishte ndihmuese ne kuptimin e njohjes sa me te mire te vetes por edhe ndjenjave te juaja qe te arrini sa me mire te kanalizoni potencialin dhe energjine dhe ndoshta te vendoseni edhe qellime.
    Shpeshere situata mund te duket e pashprese rreth punesimit ose ndonje qeshtje tejter por konsideroi qe ja vlen perpjekja qe te kuptohet se cfar ka rendesi, dhe cfar mund te behet ne ate drejtim.
    Ndonjehere kjo eshte shume veshtire te arrihet vetem me iden se asgje nuk do te ndryshoi por ndoshta me ndihmen e terapistit do te keni me te lehte perpjekjet dhe ndoshta edhe perpunimin e turturave psikike qe I keni shenuar!

    Deri ne letren e rradhes, mirembeteshi!

    1. Niku says:

      Faleminderit per perpjekjen tuaj, per tme dhene nje pergjigje por nuk eshte situat e krijuar nga brenda meje, por kam presione nga te tjeret qe nukmund t’i ndaloj asnje psikoterapist dhe askush perveq meje por qe kjo do te lere pasoja per personat ne fjale, edhenjehere faleminderit nga ju dhe kam nje kshille tevogel nese me lejohet, une nuk e disifunksionon webi juaj por dua te them qe nese edhe ju e shihni te arsyeshme ndrrone qasjen ndaj pergjigjeve tuaja dhe mundohumi qe problemet t’i klasifikoni nga rendesia dhe nga serioziteti sepse sikur te jete nje i ri dhe i papergatitur psiqikisht dhe i pa paijisur me aftesi psikologjike ne hallet dhe dertet qe une po jetoj per me shume se nje vite, shume shpejt do te ndodhte me e keqja ndonje vetevrasje aksidentale e ku ta dij qka tjeter por te lehen anash nje xore ato problemet seksuale dhe banale qe jane me qindra dhe ne rastin konkret kur pret dy jave te marresh nje pergjigje pa asnje kuptim, tani kjo e humbe kuptimin e gjitha, puna qe e beni sepse individi edhe me shume mllefoset nga mosgadishmeria e juaj edhe sikur me dy fjale t’i thoni se nuk mund te pergjigjemi ne kete pyetje.!
      Ju falenderoj, jeni shume te dobishem per personat me problemet seksuale, veq suksese, eshte hera e fundit qe po ju drejtohem ju!
      Gjithe te mirat.
      Pune te mbare!

  3. Anonimxxxxx says:

    Niku, pa dashte me i nenvleresu psikologet ,une mendoj qe ata jon te pajisun me njohuri per probleme sociale e per zhvillimin pak a shume mendor t’njeriut n’pergjithesi po,nuk mendoj asnjehere qe nje psikolog mundet me te ndihmu shume e sidomos kur flitet ne terma te pergjithsum e duke e shpjegu gjenezen e disa situatave.
    Une e gjej veten pak a shume ne rreshtat e tu ,sidomos te ajo qe nuk kenaqesh lehte e me gjera te vogla, realisht shume pak sene ne jete me duken interesant,saqe me shkojne shume nerva njerezit qe me rrethojne qe entuziazmohen per gjera qe une i konsideroj te kota !
    Por,une i kom gjete kesaj pjese edhe anen pozitive, i perballon ma lehte streset dhe sfidat qe jeta te bon me u perballe me to se pak a shume kane nje rendesi ma t’zbehun ne krahasim me tjeret.
    Ti mendon qe nuk t’ndihmon kurgju po, e mira eshte me dal ne ambiente te reja me u njoftu me njerez te rinje ta japin nje tjeter lloj disponimi , psh disa te njohin me ndryshe dhe te len pershtypje komunikimi me ta dhe thymja e monotonise.
    Komuniko me njerez qe mendon qe ja vlejne dhe mer pak nga e mira qe ata shohin ne jete,por prapeseprape ndryshimi i gjendjes nuk te vjen kurre kur ti nuk e ben hapin e pare!
    Te pershendes.

  4. NIKU says:

    Juve si ekspert a keni informacion se a mund nje person te kerkoj me vete deshire, qe me ane medisinale te kerkoj perfundimin e procesit normar “te gjalle” te organizmit te tij, me qellim qe ky proces te jete totalisht i sigurt sepse armiku nuk te le te vdes ne menyre te leht dhe te sigurt pa te turturuar dhe pa ta humbur dinjitetin, ne menyre qe mos te ndiqet penalisht apo qe vdekja te duket natyrore, kete gje po e them nga pervoja sepse kam qene i shtrire ne emergjence nga mbidoza me sedativ.

    1. admin says:

      Pershendetje Nik,

      Ju falenderojme shume qe na keni shkruar dhe qe vazhdoni te kerkoni pergjigje edhe nga ne, ne shume pyetje te cilat si duket tani nje kohe ja beni vehtes.

      Pyetja juaj rreth perfundimit siq e keni shkruar “te gjalle” te organizmit, eshte nje pyetje vertet mjaft sfiduese me te cilen tanime nje kohe medicina dhe publiku i gjere eshte duke kerkuar nje zgjidhje sa me gjenerale per kete ceshtje.

      Sa po e kuptoj, ju ne te vertet po pyesni per EUTANAZINE, dmth ndihmen mjekesore per te perfundar jeten e nje pacienti pa dhimbje, dhe konform ligjit.

      Deri tani 3 shtete ne BE e kane legalizuar eutanizine, qe do te thote ne raste te jashtezakonshme, kur pacienti vuan nga ndonje semundje kronike e pasherueshme (p.sh. Demenca), athere ka te drejte te kerkoj nje mundesi te tille per te perfunduar jeten nen mbykqyrjen e stafit medicinal, pa dhimbje.
      Eutanazija si koncept e te drejtes se njeriut te kerkoj perfundimin e jetes me ndihme mjkesore eshte nje pyetje shume komplekse me te cilen besoj shoqerija do te vazhdoj te ballafaqohet me dekada ne te te ardhemn, si ne aspektin ligjor, social dhe filozofik, por edhe ate te drejtave te njeriut.
      Kjo pyetje hape shume nenpyetje tjera me te cilet as ne si individ apo si shoqeri nuk jemi ende gati te flasim qete dhe te kemi nje konsenzus se cka paraqet te qenurit “gjalle” ose kur vleresohet se nje jete e gjalle vetem ne aspektin fiziologjik, nuk barte me asnje vlere per individin dhe te afermit e ti/saj, dhe se eutanazija eshte perfundim i nje procesi qe nuk kthehet mbrapsht, dhe se jeta nuk eshte me vlere per ta mbrojtur, por edhe dhurate per ta perfunduar. Por te gjitha keto koncepte dhe besime mvaresisht nga kultura dhe shteti, diferojne mjaft.

      Duke shpresuar se ju kemi ofruar nje sqarim rreth pyetjes tuaj, ju ftojme te na shkurani prap.
      Gjitha te mirat,
      Stafi NUKJEVET

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: