E martuar por e vetmuar

E martuar por e vetmuar

Po e nis historine time shpresoj qe do te me ndihmonit per ndonje mendim. U dashurova me nje mashkull qe sot eshte dhe burri im. Kaluam kohe se bashku ishte i sjellshem shume me mua ndjehesha me fat tere kohen se si me trajtonte. Kaluan muaj une fjeta me te cka do te thote qe humba virgjerine time me te por pasi e humba ne momentin qe u kry akti, dhe ne ate moment me tregoi qe kishte nje djale me gruan e pare .Kuptova qe ai kishte qene i martuar por i divorcuar dhe se kishte femije me gruan e pare. Me nje fjale me kishte genjyer . Me tha te behemi bashk gjithmone sepse per djalin tim do te kujdeset nena ime.U ndjeva aq keq sa qe mu duk qe nuk kam force te jetoj me asnje minut.Une u pendova qe humba virgjerine me nje njeri te tille ,nuk mundesha ta pranoj faktin ti them dikujt tjeter qe jam e shfrytezuar.Vendosa ta vazhdoj lidhjen me te djali i tij ishte ende bebe vendosa te kujdesem per te megjithate ai ndjehej shume mire perderisa kujdesesha per femijen e tij. Kaluan vite un mbeta shtatzene ishim mire si dy te martuar por deri sa e linda femijen tim te pare ai me nuk hynte as ne dhome me mua per te fjetur arsyeja se mos te largohet nga djali i tij. Ky fakt me vriste per nate e me shume qe se kam afer burrin ai flinte dhe vazhdon te fle ne dhome tjeter.Djali i tij filloi te rritet por cdo dite e me teper vereja shenja te autizmit tek femiu dhe shume hiperaktiv , fillova qe mos te mundesha te kujdesem per te sepse nuk u pershtatesha vendosi qe vjehrra te kujdeset sepse cdo gje qe u mundohesha te beja per djalin me akuzonin qe nuk jam e shkathet te shikoj nje femij,pamvarsisht faktit qe un duhesha qe te kujdesem dhe per vajzen time te vogel. Arsyeja qe un jetoj ende me nje shtepi me ate burre eshte vajza ime nuk mundem dot te ndahem nga ajo, eshte e tmerrueshme te jetoj pa te. Thjesht nuk kam vullnet as te kujdesem per djalin e tij sepse nuk me vlerson si grua te veten sillet me mua si te jem sherbetore. Problemi eshte se eshte i lidhur shume me nenen e tij, te gjitha deshirat i a ploteson asaj dalin per kafe bashk nuk i nderpresin shetitjet e tyre kurse un sikurse sherbetore ne shtepi.Vjerra sillet shume keq me mua mundohem te kem mardhenie te mira me ate por ajo eshte thjesht e dhente pas djalit te saj mua nuk me konsideron si pjes te familjes. Do te doja qe te ndanit me mua nje mendim se cfare te veproj , nuk mundem te jetoj keshtu jam lodhur. Ndihem e vetmuar edhe pse jam e martuar.

2 komente për “E martuar por e vetmuar”

  1. Anonymous says:

    shkaku qe ke hup virgjinitetin me te tash ti duhet mi duru sjelljet e tij dhe te nenes se tij
    kur e ke pas mundsin mu nda e mu lidh me dikend
    mentalitet i prapambetur

  2. Nina says:

    Pershendetje e dashur nese i ki kushtet sado pak te familja jote ose nese te perkrahin, ndaju dhe mere vajzen me vete sepse tek e fundit nuk je e vetmja, dhe mundesh edhe me fillu me punu dikund nese veq ta kqyr mami qiken, e mundesh edhe me gjet nje te dashur te ri e mu martu se me siguri je e re hala prej pershkrimit qe e ke bo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: