e ardhmja shqetesuese

e ardhmja shqetesuese

Pershendetje i/ e nderuar psikolog/e ,
jam nje vajze 25 vjecare me status single, e punesuar ne nje subjekt privat si punonjese biletarie. Kam kryer arsimin e larte bachelor per fushen e ekonomise.
Sot dua te ndaj nje problem qe rrenjet i ka tek mentaliteti i familjes dhe shoqerise ku jetoj une. une i perkas nje familje ku komunikimi ka qene i pakte dhe raporti mes mamit e babit ka qene gjithmone jo i mire. pra ka pasur dyshime, kritika , dhune ndaj mamit , edhe shume grindje. pra ne si femije jemi rritur mes grindjeve e anktheve se deri ku mund te arrij dhuna e babit ndaj mamit. por mami nga ana tjeter ka mbajtur gjithmone nje qendrim viktime dhe asnjeher nuk ka gjetur mundesi per tu ndare.
dhe sot e kesaj dite mami me babin jane bashke, edhe pse nuk grinden aq shume sa kur ishim te vegjel , grindjet jane te pashmangshme. sot e kesaj dite , babi im eshte ne nje gjendje psikologjike teper te mbyllur. une nuk arrij te komunikoj hapur per asnje gje me te ( as kur isha e vogel ). ndersa me mamin arrij te bisedoj, por mamin nuk mund ta quaj mbeshtetje, pasi mami per cdo gje me vendos mua fajin, dhe nuk me keshillon. dmth nuk arrin te me mbeshtese, vetem perdor fjalet e te tjereve per te me gjykuar qe nuk jam fejuar akoma.
Mirepo per mua nuk ka qene e lehte te rritem me ndjenjen e fajit dhe ankthit ne cdo stad te jetes ( si femije e si adoleshent ). Sot , deri diku e kam gjetur prehjen time ne besimin ne Zot. them deri diku pasi me duhet durim te kuptoj urtesite e Zotit per te gjetur shkaqet qe nuk u fejova ( e te shpetoja nje here e mire nga familja ime ). por edhe kete hap e kam te veshtire dhe po e perjetoj me ankth.
pasi gjendja ekonomike nuk eshte e lehte.
babi vazhdon ne gjendje psikologjike te mbyllur, e edhe pse ka nje dyqan, shitjet nuk i ecin mire.
, e mami vazhdon me kritikat e saj ( dhe mami eshte e papune). prandaj une edhe pse kam nje rroge te ulet, ne krahasim me kerkesat , cdo here e kam cuar pagen time ne familje, dhe as per vehte nuk kam menduar shume. ajo qe me shqeteson eshte mbeshtetja e pakte, qe gjej ne familje. ( si nga ana psikologjike, shpirterore edhe ekonomike)
nuk shoh dashuri ne familjen time/
dhe nuk e di se c duhet te bej.
hapi me i dhimbshem me duket qe te njoh nje njeri per se mbari ne keto kushte. e di qe ne keto kushte mund te pranoj cilindo. por nuk dua ta bej kete gabim.
dua qe kur te percaktoj njeriun me te cilin do te kaloj jeten, te jem e lumtur/
nuk dua ta gjej lumturin time tek tjetri , pasi e di qe do me zhgenjej.
Do doja nje keshille si te largoj kete frike per jeten time. ne mendjen time me vijne imazhe sikur do te mbes pergjithmone pjese e asaj familje me te cilen u rrita. mes asaj vuajtje dhe mos dashurie. me duket sikur kam rene pre e asaj dhimbjeje, dhe nuk kam arritur te gjej force per tu ringritur.
Si mund te behem e forte, sa per te mos ndikuar shikimet dhe fjalet e te tjereve ( qe do ngel ne dere sipas moshes) dhe per te vazhduar jeten me dinjitet e force ?
faleminderit.
p.s. theksoj se jam tip shume i mbyllur ( kam shoqeri teper te pakte) dhe aktiviteti im kryesor eshte puna,dhe ndonje kafe qe mund te pij me ndonje shoqe shume rralle.

Një koment për “e ardhmja shqetesuese”

  1. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Harisa,

    Ju faliminderit per gatitshmerine per keshillim dhe per te qenurit e hapur.
    Po arrij te kuptoi shum mire gjendjen ne te cilen po kaloni dhe ambivalencen me mes dashurise dhe dhimbjes qe po e perjetoni ne kotekstin familjar.
    Familja eshte vendi I pare ku ne mesojme sigurine dhe dashurine po shum shpesh edhe vendi I pare ku njerzit bijn ne kontakt me format e ndryshme te dhunes, verbale, fizike, emocionale.

    Pervec nje dinamike jo te lehte ne familje cfar po e ben situaten tuaj edhe me te veshtire eshte presioni rreth marteses dhe fajsimi se pse kjo nuk ka ndodhur ende. Sigurisht kjo situate te ben sikur je duke jetuar ne dy bota sepse ti si vajze e edukuar dhe e menqur e gjykon shum ne menyre racionale qe mosha 25 vjecare nuk eshte fundi I botes nese je single apo e pamartuar por ne anen tjeter eshte deshira qe ti te gjesh nje partner dhe disi te shpestosh… cfar kjo mund te na shpie ne rrezik dhe ne vendime te ngutshme qe pastaj mund te ken pasoja.
    Nga letra juaj po kuptoi qe ka mungese komunikimi ne familjen e juaj dhe edhe ne nje komunikim ndodh eshte me teper ne nivelin e kritikes, cfar mendoni qe kish me sherbyer qe ne familjen e juaj te komunikohet me teper posaqerisht rreth ndjenjave. A ka ne afersi nese keni pasur rasti te hulumtoni ndonje keshillmore per familje, ndoshta ndonje séance keshillimi kish me ju ndihmu qe te zhvilloni nje komunikim te bazuar me teper te nevojat dhe ndjenjat.

    Me vjen shum mire qe ju punoni dhe ndoshta deri dikun perkunder obligimeve familjare qe keni posedoni nje pavaresi te vogel ekonomike. Konsideroi se eshte shum e rendesishme qe ne kete faze te mesosh te vendosesh edhe kufinje se cilat jane mundesit e tua si dhe cilat nuk jane mundesit ose qe ti nuk arrin ti realizosh. Shpeshhere frika dhe ankthi rriten kur njerzit nuk arrijn te per te thene JO. Ka disa situata kur edhe ne familje duhet te thuhet jo,nese te drejtat tua jane cenuar ose jeta jote private.

    Ne baze te pershkrimit nga ana e juaj po kuptoi qe jeni e terhekur, e mbyllur dhe nuk jepni shum mundesi per shoqeri cfar ne kete faze konsideroi qe eshte e rendesishme ti kushtoni me teper kohe vehtes dhe te beni gjera qe per ju kan rendesi, sport, ndonje aktivitet ose te zhvilloni edhe ndonje hobi.
    Shpeshhere nevoja per ti knaqur te tjeret dhe ndjenja qe ti duhet te besh cdo gje qe ata te jene te lumtur shpie ne nje lodhje emocionale dhe gjendje te caktuara psikologjike qe kerkojne trajtim.
    Konsideroi se ne kete faze eshte shum e rendesishme te koncetroheni tek nevojat e juaja personale dhe cfar kish me kontribuar qe jut e ndiheni me mire ne raport me vehten, te investoni me teper tek vetja, puna, edukimi ose edhe tek ndonje organizat per gra qe perkrahin dhe fuqizojne femrat.
    Ju lutem me pershkruni ne letren e rradhes se cfar ju pelqen te beni, si e kaloni kohen e lire, a keni ndonje shoqe/shok te ngushte qe ju mund te ndani brengat e juaja qe ne situata te caktuara mund te ju mbeshtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: