Dysmenorrhea

Dysmenorrhea

Pershendetje,
Deshta me bo ni pytje ne lidhje me ciklin menstrual. Une ciklin e kam te rregullt cdo 28-30 dite, mirepo diten e dyte te ciklit kam dhimbje te medha ne fund te barkut, dhimbjet zgjasin rreth 2 orë mirepo 40-45 min dhimbjet jane te tmerrshme te padurueshme (kam te perziera edhe vjell, poashtu dhimbja me kalon edhe neper te dy kembet deri te gjunjet) e theksoj edhe njehere se dhimbjet jane teper te medha. Kam qene te gjinekologu jam kontrollu ne ultraza mka thene qe jam pak e ftohur mka kshillu me i perdor 3 lloje te barnav (indimetacin (5dite para ciklit) spyramicin dhe meclon ( meclon per shkak se kisha kruarje vaginale- tash nuk e kam kete problem). Barnat i kam perfundu por prap ne ciklin e fundit me ndodhi i njejti problem (dhimbje te medha, te tmerrshme, te padurueshme me zgjaten si zakonisht rreth 40 min dhe pas kesaj kohe ndihem mire, as e lodhet e as dhimbje, me erdhi forca prape). Gjinekologu me caktoi si diagnoze DYSMENORRHEA. Deshta me dite a tejkalohet kjo diagnoze apo vetem me duhet ta kontrolloj dhimbjen me barna kunder dhimbjev (ibuprofen), e cek qe ibuprofeni nese e pi me kohe me qetson dhimbjet. Faleminderit shume se e zgjata pak. Gjithe te mirat.

         

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: