Dua te diqka ndjen ai

Dua te diqka ndjen ai

kam dal me nje djale 1muaj e shifsha ne shkolle gjdo dite me pelqeu dhe ai me foli i pari e pasi qe ai me pelqente un nuk munda ti them jo dhe filluam te dalim ai nuk shkoi as nje muaj ne u ndam por pas 2dite u pajtuam prape dhe me tha te tregoj te familja une tregova dhe kur e thirri babi ai nuk u pergjigj dhe ne u ndam e me nuk flasim . jam mundu qe te kem kontakte me te dhe kam fol shum her ne telefon pasi qe ka ndodh ndarja ai me ka thene te ju kthehem po nuk guxoj nga babai e kam dal edhe 1her dhe i kam thene gjera te kqia e me ka rene shuplak tani ate e shoh gjdo dite me nje tjeter edhe pse eshte me ate ai me ka thirr nje nate ne telefon dhe me ka thene qe don te kthehemi bashke por me ka thene vetem me je bere merak se une e du ate e me ty vetem du me dal .. qka te beje a me don ai ?

5 komente pĂ«r “Dua te diqka ndjen ai”

  1. Ma. Sc. Fortesa Kadriu says:

    Përshëndetje, Më vjen mirë që keni përdorur shërbimin tonë. Nga ajo që keni shkruar kuptoj që jeni duke përjetuar një periudhë të vështirë të jetës suaj. Siq edhe ju shpjeguat shumë gjëra kanë ndodhur për një kohë të shkurtë, dhe ju ndiheni konfuze, e lënduar dhe nuk dini se çfarë të bëni. Unë ndjej që ju e pëlqeni shumë këtë djalin. Po mendoja, se çfarë në lidhje me të ju bën të ndiheni kështu? Pra, çfarë ju pëlqen te ai? Shpesh herë kur në dashurohemi apo kemi ndjenja romantike ndaj një personi, janë disa faktorë që na influencojnë. Për shembull, mund të jetë mënyra se si ai iu bën të ndiheni, disa sjellje të tij, pamja fizike etj. A mund së bashku të analizojmë se çfarë ju ndikon juve? Kjo është me rëndësi, pasi mund të të ndihmoj të kuptosh më mirë se si funksiononi ju në lidhje. Po ashtu, ju cekët që keni pasur disa probleme në fillim të lidhjes që ju quan deri te ndarja. Çfarë ishin ato problem, dhe si i zgjidhet? Ju më thoni që disa herë ai ka tradhtuar besimin tuaj. Së pari, ai ka premtuar dhe pastaj është tërhequr nga takimi me babin tuaj. Besoj që kjo ju ka bërë të ndiheni keq. Pastaj, ai është bërë I dhunshëm fizikisht ndaj juve. Si ju bëri kjo të ndiheni? Duhet cekur, që shumë studime tregojnë që nëse një person në lidhje përdor dhunën fizike, ka shumë mundësi që aiajo të bëjë këtë prapë. Po ashtu, ai është shprehur që nuk do të ketë një lidhje afatgjate me ty, si dhe nuk do të ndahet nga vajza tjetër. Si i interpretoni ju të gjitha këto? A mendoni qe ky është një person që mund të i besoni? Ju i keni dhënë mundësinë disa herë, dhe ai e ka refuzuar. Ndoshta, mund të ia lëni të marrë ai iniciativën për të ndërmarr diçka tash e tutje. Si ju duket kjo si opsion? E kuptoj që është shumë e dhimbshme që të mos kemi personin që dëshirojmë. Mirëpo, në anën tjetër ndoshta duhet të e shohësh edhe këtë si opsion të mundshëm.  Është shumë normale të ndiheni ashtu siç ndiheni ju, prandaj jepni pak kohë vetes të reflektoni mbi të gjitha këto çështje dhe ndjenja, dhe mund të arrini të merrni vendime mbi jetën tuaj. Shpresoj të dëgjoj sërish nga ju. Të uroj gjithë të mirat.  

  2. Prishtinalia says:

    aj ndjen per ty ??? kurgja hiq veq deshiron qe te bej seks me ty ska qka deshiron tjeter  per ket  pun nuk eshte dashtur te pysni doktorrin hiq ke mujt me pyet edhe ndoj shok tendin  ama qenke e re tu kisha lut mos dil me ate djal ai nuk po te dojka ty  por edhe me desht aj ju kish pergjigj babait tend kshtut qe kryeje shkollen pastaj ki koh te mendosh per kto  gjera mos u tut se nuk jet pa u martu a najsen por ruaje virgjerin tende tung te pershendes vajz

  3. Ajo says:

     flm per pergjigjjen ti djal 🙂     ;)amo un po mbshtetna n`at anen qe ai edhe qe osht tu dal me to pom thirr mu edhe pom thot me dal a smundet ajo me  i dal boll. Sa per virgjeri normal qe e ruj ajo osht gjeja me e shtrenjet te femrat po dua ta di edhe nese se don 1njeri pse me u bo xheloz n`tona senet edhe prej inati qe ajo bon diqka ti mja mshu shuplak ::O

  4. Zeshkanja says:

     sipas asaj qe e pershkruani ju ai don vetem te qon koh me ty dhe ta humb jeten ty mir e ka cek ky djali tu kisha lut ruaju sa nuk esht ber me e madhe kjo pun ne  momentin qe e ndjeni qe jeni dashuruar ju do ti dhuroheni ati ne qdo asppekt mendo mir dhe analizoj ato se qfar ka ber ai,ne momentin qe nuk u esht pergjigjur prindit tend ne tel.qka pret prej ti qysh ne start esht dasht me kuptu dhe ne momentin qe e ka ber ate gjest ti fARE nuk esht dashur te flasesh me te e aq me  pak me i dhen rast me dal prap me ty,a e mendon se mund ti thot edhe asaj fjal qe ti thet ty,apo ajo nuk din fare asgj je e re kujdes motra jem…….. zeshkanja te pershendet

  5. Gressa says:

    Jom dashuru me nje djal para 6viteve edhe pse shum her jom nda nga ai gjithmon me esht lutur te jem perseri me ta dhe kom pranu por problemi asht se kur nuk jemi ngat njeri tjetrit ja kaloim shum mir e kur dalim gjithmon filloim grindjet mes vete edhe qa esht ma e keqja sahre qe takomi na ndodh diqka e keqe 3her kem pas asident trafiku njehere ai ka qen shum keq e un jo heren tjeter te dyt gati sa kemi vdek kurse a mund te di qfar te boi me ta ndahemi apoa te vazhdoi serisht me te jemi te lindur te njejten dit te njejten dat muaj dhe vit a ka diqka te keqe kjo se shum me kan then se nuk shkon dashuria per ket shkak po ne duhemi dhe me thuani qfar te boi ju lutem me shum respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: