dua shum….

dua shum….

pershendetje jam arbenit jam 21 vjeq qe 2 vjet jam lidhje me ni dajl e dua shum kam kryer mardhenje seksuale me te ai djali me ka than e jemja je pergjithmon mos me dal me kerkan veq me mu ai nuk ka deshir mju tregu familjes qe jemi bashk une po kam frik qe ai nje dit do tum len qka muj te bej ju lutem me tregoni diqka se shum jam e shqesume…

Një koment për “dua shum….”

  1. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje e dashur. Faleminderit qe na shkruani per shqetesimin qe keni. Dyshimet jane nje gje e zakonshme per natyren njerezore. Ne jemi kurioze e shpesh te pasigurt. Kjo ndodh nga deshira e nevoja jashtezakonisht e madhe qe kemi per t’u ndjere te sigurt. Sidomos ne nje lidhje ndodh shpesh qe t’i bejme vetes pyetje te tilla si: po bej gjene e duhur? Eshte ky personi qe dua te kaloj jeten? Me do vertete aiajo? Pra dyshimet jane normale, por nese shkaktojne shqetesim, atehere duhet t’i kushtohet rendesia e duhur. Sa vjec eshte i dashuri juaj? Si eshte marredhenia juaj ne pergjithesi? Keni probleme apo mosmarreveshje te tjera? Nese problemi i vetem i juaji eshte fakti qe ia nuk i tregon prinderve, ndoshta nje shpjegim mund te jete qe ai ka me shume nevoje per kohe. Keni biseduar me te per kete problem? Cfare shpjegimi ju ka dhene? Ashtu si e theksova edhe me siper, ne nje lidhje njerezit kane nevoje qe te jene te sigurt per ndjenjat e tyre para se te marrin hapa te rendesishem. Ndoshta e njejta gje po ndodh edhe me te dashurin tuaj…ndoshta ju do por nuk eshte akoma gati per nje lidhje zyrtare. Nese cdo gje tjeter vazhdon mire midis jush, do ju keshilloja qe te prisni deri sa ai te jete gati e te mos e vini shume nen presion. Eshte me bukur kur gjerat ndodhin ne menyre natyrale. Lerjani kohes, e do te tregoje se sa ju dashuron! Gjithe te mirat, e ju uroj fat!  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: