dua nje mendim konkret, jo standard

dua nje mendim konkret, jo standard

pershendetje, dua nje mendim nga ju se si te veproj ne kete situate qe eshte duke me ndodhur, jam 30 vjeqare, gati 6 muaj kam shkruajtur me nje djale ne net, ai jeton jashte KS,( me mbreseli) kemi shkrujt normal edhe eshte sjell korrekt me mu, por i ka nje muaj nuk me eshte lajmruar fare, ai vjen edhe pak ne KS siq me ka thene, kur kemi shkruajt, por pse u ftofe nga une, nuk po mund ta di, nese me shkruan per te dal ne takim kam ndermend te mos dal hiq, jam ftohur, po e shoh veten option ne kete situate, dhe sdua te lendohem, shkaku se kam pas nje rast te till me heret dhe jam zhgenjy shume, mua me pelqen eshte ashtu si une e dua nje mashkull, kuptohet sa kemi shkruajt dhe ne baze te fotove, live eshte ndryshe perseri, por pse u ftofe nga une, nese me shenon, nuk po di si te veproj, ta nderprej apo ta vazhdoj??
nese ka ndokush naj mendim, ja kisha dite per ndere, prej pervojave te juja ose diqka till??

         

3 komente për “dua nje mendim konkret, jo standard”

  1. Nina says:

    Pershendetje!

    Une te them mos u ngut, nuk e di asnejhere se qfare po ndodhe me te. Ndoshta ka ndodhur diqka, ka ndonje problem, kete po e them nga experienca se si person ngutem shume.
    Nese ndodhe qe flisni kur te vjen per pushime ne KS, kerkoi nje shpjegim dhe jepja mundesine qe te flase. Njerzve duhet te iu japim te drejten e dyshimit para se te gjykojme.

    Shpresoi qe qdo gje te jete mire dhe ti te kesh nje fat sa me te mire e te gjete nje mashkull siq ti e deshiron.
    Mos u dorzo asnjeherw se jetes nuk i dihet.

    Me shprese qe te jesh mire.

    Nina

  2. Anonymous says:

    falimnderit per komentin, une po mendoj se mos eshte duke provokuar, per te pare si po reagoj une, por do te vazhdoj keshtu, nuk e kam ndermend ti sflas me…

  3. Emine Doda says:

    Pershendetje Meli,
    Faleminderit qe na ke besuar ne sherbimin tone dhe a ke shkruar. E lexova me shume vemendje
    letren tende dhe po e kuptoj shqetesimin tend. Kur komunikon me nje person ne menyre virtuale
    nganjehere eshte e veshtire te kuptojme sakte se cfare ka dashur personi te thote me kete apo me
    ate. Pastaj ajo cfare mund te nenkuptoje per njeren ane te flasesh 24 ore me nje person mund te
    mos nenkuptoje te njejten per palen tjeter, ashtu sic mund te mos perceptohet njejt te mos
    lajmruarit fare per nje muaj. Prandaj eshte shume e rendesishme te jemi persona te hapur dhe te
    gatshem ti diskutojme piktpyetjet tona. Mendoj qe duhet ti shkruash ti djalit dhe ta pyesesh se
    perse nuk te eshte lajmruar, a ka ndodhur dicka, ku qendron mardhenia juaj ne kete moment etj.
    Me beso nuk ka asgje te keqe ta besh nje gje te tille. Nese te ka pelqyer personi deri me tani
    mendoj qe duhet te ja japesh edhe nje mundesi kesaj ‘njoftesie’ apo mardhenie dhe te shohehs
    nese ka mundesi per rritje.
    Ajo cfare eshte shume e rendesihme te ceket, jo vetem per kete situate por edhe per te gjitha
    situate ne jetet tona, eshte fakti i krijimit te pritshmerive. Nuk na lendojne neve as njerezit as
    situatat, sa na lendojne pritshmerite tona. Mundohu t’i lesh gjerat te shkojne sipas rrjedhave te
    veta pa krijuar pritshmeri. Poashtu mundohu te kesh nen kontroll te gjithe situaten, duke pyetur,
    duke folur hapur dhe duke shprehur mendimet dhe kerkesat tua. Keshtu nuk do kesh nevoje te
    supozosh dhe te mendosh dhe rimendosh se cfare me tha, pse ma tha etj.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar per ceshtjen tende. Shpresoj qe gjerat te shkojne ashtu
    si eshte me e mira per ty. Mos hezito te na shkruash perseri. Gjitha te mirat per ty .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: