droga

droga

pershendetje grupi nuk je vet
jam nje djal qe ka kohe qe konsumoj drog cila osht mnyra ma e mire mu largu ose qfare doktori ma kshilloni ju lutem me tregoni?

         

Një koment për “droga”

  1. admin says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe ke shkruar shqetesimin tend ketu.

    Nuk e di se cila eshte droga qe ke perdorur, sa kohe ke qe e perdor dhe sa shpesh. Sa me shume kohe te kesh dhe sa me shpesh aq me i veshtire ose I gjate mund te jete edhe procesi I nderprerjes se perdorimit te saj. Pa dyshim qe puna me nje psikolog do te ndihmonte shume, pasi perdorimi I droges ose I cdo substance tjeter mund te krijoje varesi psikologjike. Varesia eshte nje problem qe mund te pershkallezohet dhe qe duhet trajtuar ne menyre profesionale. Fillimisht do te sugjeroja te takoje nje psikolog per te percaktuar shkallen e varesise qe mund te kesh krijuar ose jo nga droga. Me pas mund te shohesh bashke me psikologun/en arsyet ose rrethanat qe te kane shtyre te perdoresh drogen dhe ato qe ta favorizojne aktualisht perdorimin e saj: shoqeria, daljet, festat apo vetmia, etj. Dhe mbi te gjitha, qe eshte mjaft e rendesishme, te kuptosh a deshiron vertete ta lesh marijuanen, pra a je gati apo jo.
    Ashtu si per cdo gje tjeter ne jete, I gjithe sekreti eshte te sensi I mases, te aftesia per te kontrolluar veten, per te vene limite: cfare mund t’I lejosh vetes dhe cfare jo. Nese, nga pervoja qe ti ke me drogen, ndien qe ke prirje te krijosh varesi, do te te keshilloja t’I mbaja larg drogat e tjera, pasi dihet qe ka substanca te tjera te cilat krijojne nje varesi fizike ndryshe nga droga qe ti perdor, nga e cila veshtire te shkeputesh me pas.
    Pra, sa me shume te njohesh veten aq me mire mund te kuptosh edhe marredhenien tende me substancat, dhe mund te parashikosh me mire sjelljet e tua. Dua te theksoj qe problemi me substancat nuk eshte asnjehere nje problem i izoluar qe ka dikush, por pjese e nje problematike te caktuar, qe personi duhet ta njohe dhe kuptoje e me pas te perpiqet ta zgjidhe jo permes konsumimit te substancave, por me menyra te tjera.
    Shpresoj te te kem ndihmuar me kete pergjigje.
    Te uroj gjithe te mirat!
    Stafi i Nuk je vet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: