DK

DK

Pershendetje stafi i Nuk je Vet , dhe per ju te gjithë lexues .Jam DK , jam nje djale 25 vjecar .Para 4 viteve isha student dhe isha vetem ne banese , por me kapi ashtu si ethe dhe frike e madhe se po vdisja apo po humbja kontrollin .
Sot kam kaluar 4 vite dhe jam
ne nje gjendje jo te mire .
Gjeja qe me mundon me se shumti eshte mendimet se po cmendem , cdo gje qe beje kthehem dhe mendohem se mos po cmendem , pastaj per cdo fjale qe e flas mendohem se mos thash dicka gabim e mos po dukem si i cmendur .
Thuaj se shumicen e kohes kam keto mendime . Kur degjoj apo shoh per raste me simptoma si kto te miat
une ndihem pak me mire ne at moment sepse them se nuk jam vetem une ne kte gjendje .
Shpesh here me vjen disi sikur po humb kontrollin , frigohem se mos po humb kontrollin dhe smundem ta paramendoj veten si i semur mental .
Tani kam filluar te mbaj seanca me psikologen , dhe ajo me thote se vuaj nga ankthi dhe se shume shpejt do behem mire , sepse eshte normale gjednja ime . Kerkoj nga ju mendim per gjendjen time .
Faleminderit paraprakisht !

         

2 komente për “DK”

  1. Anonymous says:

    Edhe un kam t njejtin problem
    E njejta situat mka ndodh edhe mu nji moment ku r isha vetem
    Te lutem mtrego edhe mu nqs ka rezultat psikologu jam nji gjendje shum t keqe

  2. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Faleminderit që ke besuar dhe ke shkruar në webfaqën tonë. Në letren tende pershkruan një gjendje ne të cilen kemi predispozita të kalojme secili, sepaku një here në jete. Prandaj sigurisht që nuk je vet në ketë situatë. I ke pershkruar shumë mirë mendimet dhe ndjenjet të cilat vijnë si pasoje e gjendje së ankthit. Kështu po arrihet të kuptohet deri diku se si po ndihesh dhe cila është veshtiresia e situatës tende. Ajo cfarë mund të të them, e që edhe psikologia tek e cila po shkon të paska thenë, është që ankthi është totalisht i tejkalueshem. Dhe mendoj që veprimet të cilat i paske nderrmare janë rruga e duhur për tejkalimin e ankthit (seancat te psikologu apo psikoterapia). Nuk dyshoj që shume shpejt do e marresh veten dhe do arrish të jesh shembull për njerez të tjere të cilat kalojnë neper situata të ngjajshme.
    Nuk do interferoj në punen të cilen je duke e berë me psikologen, duke të ofruar këshilla per tejkalimin e ankthit. Ajo cfarë mund të të sugjëroj është që në seancat të cilat je duke i ndjekur t’i perpunosh të gjitha ato situata të cilat mendon që kanë sjelle ankthin dhe të pajisesh me metoda apo teknika të cilat të ndihmojnë në ballafaqimin e situatave të ankthit në perditshmeri. Je i vetedijshem për fuqine të cilen e ke për tejkalimin e kësaj gjendje dhe për kontrollin të cilin e ke apo duhesh ta kesh kundrejt ankthit.
    Shpresoj që letra ime te te ketë ndihmuar. Nese ke nevojë për keshilla me të detajuara, pa hezitim na shkruaj perseri. Gjitha të mirat per ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: