Djalii

Djalii

qe 7 apo 8 muaj jam duke fol me nje djal ne facebook,edhe ja ka nis mem pelqy shum sa her qe e shoh qe osht online diqysh me dridhen durt e kom qef mi shkru amo tani mendoj se mos i pengoj,,po du me i tregu se me pelqen amo spo dii a me i than a jo..me ndihmoni

Një koment për “Djalii”

  1. MPS. Lirie Lokaj - Psikologe says:

    Përshëndetje Vale. Jufalënderoj që na keni kontaktuar!  Ju na keni treguar sepo ju pëlqen një djalë me të cilin po komunikoni në facebook dhe dilema juaj ështënëse duhet të ja thoni apo jo.  Në moshëntënde është shumë e bukur të pëlqesh dikë dhe rrjetet sociale janë një formëshumë e shpeshtë e njohjeve të reja. Desha të ju pyes nëse e njihni djalinpersonalisht, nëse keni pas ndonjëherë rast të komunikoni drejtpërdrejtë ,sepse ndonjëherë njerëzit mund te mos na duken aq të lezetshëm në komunikimdirekt. Ndoshta do te ishte mirë ta takoje ndonjëherë para se të zhvilloshndjenja të tjera për të. Gjithsesi, edhekomunikimi përmes internetit mund të jetë mjaft i bukur, kështu që shijoj këtomomente. Jo domosdoshmërish mund ti thoni me fjalë që e pëlqeni, kjo gjë mund tëtregohet në forma të ndryshme, duke treguar interesim për të.  Ju mund të na shkruaniprapë për çdo gjë që ju mundon! Ju uroj gjithë tëmirat 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: