Divorci

Divorci

Prsh. Kam qen per ni koh shum te shkurter e martuar mirpo mka lendu e mka thy shum nshpirt. Mka humb besimi tek njerzit total qysh muj me kthy prap besmin sepse nuk po mundem as lidhje te krijoj me ndonje djal normal lidhje serioze per me kriju familje . Sepse oferta po kam mirpo mua spo jepet me fol diqysh si me pas ni bindje qe edhe i riu ka mem rrejt e tradhtu sikur ai,

Një koment për “Divorci”

  1. Lediona Braho says:

    Pershendetje e dashur,
    E kuptoj qe eshte jo e lehte t’u besosh njerezve kur te eshte thyer besimi nga dikush shume i afert ne kete rast, ish-bashkeshorti juaj. Besimi krijohet ne saje te komunikimit dhe marredhenieve te mira me te tjeret, te cilet e ndiejme dite pas dite qe na duan, na vleresojne dhe na respektojne. Pra, eshte nje proces dhe si i tille kerkon kohen dhe energjine e vet. Po ashtu, eshte reciprok: ndertohet dhe fuqizohet duke dhene dhe marre ne jeten e perditshme si ne familje ashtu edhe ne shoqeri.
    Kur dikush qe kemi afer e tradhton besimin, eshte normale te lendohesh, te zemerohesh, te ndihesh ne faj, te te bjere besimi ne vetvete etj. Besimi eshte si nje medalje me dy ane: nga njera ane eshte besimi te vetja, nga ana tjeter, besimi tek te tjeret. Ato ushqejne njera tjetren dhe ecin paralel. Ndaj, une do te te sugjeroja qe te gjeje rruge dhe forma per te punuar me besimin ne vetvete. Kete mund ta besh duke punuar me veten, duke gjetur gjera qe te bejne te ndihesh mire, e vlefshme, e dobishme psh ne jeten tende ne familje, ne shoqeri, ne pune etj. Duke u angazhuar ne gjerat qe te pelqejne te besh, duke gjetur pasione te vogla dhe te medha per te cilat ndjen se ia vlen te luftosh dhe te punosh, atehere gradualisht do ndihesh me mire me veten tende, me e sigurt, me me shume vetebesim.
    Kur fillon beson te vetja dhe tek gjerat qe do, atehere fillon te kerkosh dhe te terheqesh njerez qe jane mbeshtetes dhe pozitive. Mendo cilat jane pikat e tua te forta dhe puno per t’i ushqyer dhe nxjerre sa me ne pah ato. Çfare te pelqen te besh? Cilat gjera ndjen se te vijne natyrshem dhe te japin gezim dhe entuziazem per jeten? Angazhohu ne keto gjera dhe rruges mund te takosh dhe te njohesh persona qe pelqejne te njejtat gjera ose gjera te ngjashme.
    Pavaresisht se mund te humbase besimi te njerezit ne pergjithesi, perseri mund te gjesh njerez te cilet do kene nevoje per ty dhe qe ti do kesh nevoje per ta. Mendo per marredheniet aktuale qe ke: ne familje dhe jashte saj. Me ke mund te kalosh kohe, te besh nje bisede, te kenaqesh? Cilet njerez ndjen se i ke afer vetes dhe qe te duan pa kushte? Forcoji keto marredhenie duke ndare kohen tende dhe aktivitetet e tua te perditshme me ta. Mund te jene pak, e rendesishme eshte te ndjesh qe jane njerez te vertete me ty dhe tek te cilet mund te mbeshtesh. Nese ndjen qe marredheniet e tua me te tjeret jane te demtuara ose inekzistente, nese mendon se vete nuk mund ta zgjidhesh konfliktin dhe pasigurite e brendshme, atehere mund te flasesh me nje psikolog/e qe do te te ndihmoje te kuptosh me mire ndjenjat e tua dhe te gjeni se bashku menyra per te ndertuar nje vetebesim dhe nje besim me te shendetshem tek njerezit.
    Uroj qe te besh me te miren per veten tende dhe te gjesh menyra te ndryshme per ta ndihmuar veten ne kete faze.
    Te pershendes dhe te uroj force dhe besim se çdo veshtiresi mund te kaloje me mbeshtetjen dhe ndihmen e duhur, ne kohen e duhur!
    Perzemersisht,
    Lediona Braho
    Psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: