Disleksia

Disleksia

Pershendetje stafit tuaj,shpresoj te jeni mire.
Une jam Nene dhe e kam djalin me disleksi, eshte ne moshen 8 vjecare ne klasen e dyte. Djali im ka nje terapiste asistente ne shkolle e cila i ndihmon me metoda te ndryshme mesimin e numrave dhe shkronjave
Djali im tani ka filluar te lexoje, fjalet e shkrurtera me 4 shkronja ose 5 i lexon pa problem, te tjerat ka veshtiresi gjithmone i han disa shkronja sidomos fundoret. SHkrimin e ka me shume problem.
Matematik ka filluar ajo terapista me kartela te vogla me ngjyra te ndryshme ti mesoj mbledhjen sepse deri ne 30 numrat i njeh.
Menduam qe do te ishte mire tani tia blejme ndonje liber e cila perkon me crregullimin e tij, mesimin logjik te shkrimit apo matematikes.
Ju lutem a mundeni te me rekomandoni ndonje liber i cili i ndihmon shume djalit tim per zgjerimin e mundsive per te ditur me shume, per it kuptuar dhe per ti mbajtur ne mende. Liber qe gjendet ne Kosove.
Ju faleminderit shume, shpresoj te me ipni pergjigje dikush nga psikologet e avansuar 🙂
Me respekt, nga nena e femiut me Disleksi..

         

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: