Di qe nuk ndihem mir

Di qe nuk ndihem mir

Pershendetje..kam nje djal 25 vjec para 7 Vitesh si cdo djal piva hashash dhe hashashi me beri me ankth e humba n at mom me zuri si paranoja si atak paniku..njs me Kalimin e kohes kaloj …pastaj m ndodhte ndonje her Marje mendsh dhe behesha keq nk e dia ca kisha Truri m mpihej ndonje her nk mund t dilja dot t beja xhiro se m
Mereshin mend ..njs 2vitet e fundit isha mir fillova palestren cdo gje shkonte shum mir..n kohen e karantines un isha n itali dhe m
Ndodhi nje Marje mendsh dhe u keputa fare as krahet nk levizja dot nga mom n mom mendoja se do cmendesha ose do ti beja ndonje gje vetes…njs fillova nj psicoterapi q t them t drejten me
Ndihmoj pak…kur Po kthehesha nga Italia dita Po m
Behej si me e gjat nk Po e duroja dot veten time thosha nk e di ca
Mund ti bej vetes sikur Po acarohesha nk e di..njs n shqipri kur vij nk ndihesha fare mir sepse as njerezve t mi nk u kisha the. Gje dhe dilja gjithmon i merzitur per situaten q kisha …shkoj tek psikiatri dhe me tha q ke ankth dhe me dha sedoksil fillova ti pija ndihesha m mir I shkeputa m von se Po ndihesha sikur nk kisha nevoj mbas 1muaj filluan simtomat m t keqia filluan mendime sikur do cmendesha po m keq sikur nk e dua jet nk dua t jetoj n ket menyr mendime t erreta…. oreksi me pritej…me pak fjal dhe pse nk dua ta pranoj m duket si pak gjendje depresive..shpresoj t m
Keshilloni ndonje gje

         

Një koment për “Di qe nuk ndihem mir”

  1. Përshëndetje,

    Së pari faleminderit që zgjodhët ta ndanit këtë gjë me ne.

    Përsa i përket gjendjes tuaj, shoh që problematika ka disa kohë që është shfaqur. Unë nuk do ta lidhja domosdoshmërisht gjendjen ankthioze, siç ti e pershkruan si atak paniku me konsumimin e hashashit (vetëm një herë). Është e vërtetë që kanabisi shpeshherë konsiderohet si haluçinogjen, për efektet që ka, si ankth, paranojë por që kjo varet nga sasia dhe shpeshtësia e përdorimit.
    Përshkrimi i gjendjes që ti përjeton i ngjason një ataku paniku por që është e nevojshme konsulta me profesionist psikoterapist.

    Unë do të sugjeroja një takim me një psikoterapist për të kuptuar më shumë rreth përjetimit të kësaj gjendje, për të kuptuar më mirë situatën dhe kushtet në të cilat ajo ndodh.
    Së dyti, meqënëse pohoni që takimi me mjekun psikiatër ka qenë pozitiv, si dhe mjekimi i ofruar nga ai, konsideroje edhe një konsultë me të.

    Përsa i përket disa këshillave për ty, mundohu që gjatë kësaj periudhe të kuptosh pak kushtet në të cilat ndodh kjo gjendje që ti përshkruan. Shiko të evidentosh disa situata të ngjashme ku kjo gjendje ka ndodhur, të cilat mund të diskutohen më vonë në terapi me psikoterapistin.

    Gjithashtu mundohu që gjatë kësaj periudhe të merresh me aktivitete që të pëlqejnë t’i bësh, dhe që merr kënaqësi nga to.
    Nëse e ndjen të nevojshme të hapesh me dikë të cilit i beson, mund ta bësh dhe mund të jetë ndihmuese, sidoqoftë ndihma më e madhe që mund t’i ofrosh vetes është konsulta me një psikoterapist, pra rifillimi i procesit të psikoterapisë.

    Gjithe te mirat,

    Besniku

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: