Dhuna ne familje

Dhuna ne familje

Pershendetje jam nje vajze e martuar prej 4 vjetesh kam nje vajze 3 vjec .Ne familjen time qekur isha e vogel kam vuajtur nga dhuna e vazhdueshme mes mamit dhe babit qe edhe sot i kam te ngulitur thelle ne mendje cdo episod .Jam e martuar me nje burre qe e doja vet 12 vjet me te madh Duheshim shum pas 1 viti martese me rrafi me grushta ne koke ndenja se e doja kam ndenjur deri sot se shkojme shume mire po ai rri rri dhe kur zihemi ai me rreh pa qene i pire .Nuk e di kujt tja ve fajin familjes sime vetes apo tim shoqi qe sado te mira te kem prane tij e di qe sdo ndryshoje dhunen kurre .Ju lutem me ndihmoni vete jam e rrenuar shpirterisht dhe menderisht sa kam frike mos cmendem po dua nje jete pa dhune per vajzen sdua te kaloje si une .Mami babi nuk me marrin edhe pse i shohin vet po un spo duroj me Kam mbaruar shkollen e larte me ka lene ai ta vazhdoj me ka toleruar shume gjera po papriturat e tij un si dua me nuk mundem te duroj cdo 3 muaj te njejten gje sado qe me do me gjuan kjo me dhemb me teper dhe un i kam gjuajtur por pasi mka gjuajtur ai se me ka dhemb shpirti Ju lutem pres pergjigje sa me shpejt me ndihmoni me keshillat tuaj cfare te bej jam nga Elbasani

3 komente për “Dhuna ne familje”

  1. Klea says:

    E dashur , edhe un qe kur kam qene vogel kam vuajtur nga dhuna ne familje dhe ende vuaj , mendimi im eshte qe te ndahesh nga ai pavarsisht se sa e do ate . Asnje femer ne bote nuk e meriton dhunen . Ti ke nje vajz te mrekullueshme dhe ne te ardhmen mund te gjesh dike qe mund te te bej me te lumtur . Un jam 18 vjeqe dhe qe kur kam qen e vogel babi rrihte maman akoma perdor dhune ndaj saj , per kete po te them qe burrat nuk ndryshojn kurr.
    Mirupafshim e dashur shpresoj qe te kam ndihmuar ndopak .

  2. al says:

    Une mdenoj qe te ndahesh . Per asnje arsye nuk ke te drejte te dhunohesh fizikisht apo edhe menderisht nga bashkeshorti apo kushdo tj , mendoj se edhe si femer e arsimuar mund t ia dalesh ta rrisesh vajzen me forcat e tuaja dhe pse jo te njihesh dhe me dike tj ne nje te ardhme . E di qe eshte e veshtire qe te ndahesh nga dikush qe do po une nuk e justifikoj dhunen edhe po te kishte ndodhur dhe nje here . Ti the qe vet ke qen pre e dhunes edhe nga familja dhe ke akoma kujtime te keqija , mendoj se edhe per vajzen do perseritet e njejta gje si me ty nqs rritet ne nje ambjent ku ka dhune .
    Gjithe te mirat per ty

  3. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Emmy,

    Ju faliminderit per gaditshmerine per keshillim.
    Nga letra e juaj po kuptojme qe ne menyre sitematike ne te kaluaren por edhe ne tashmen jeni e
    ekspozuar ndaj dhunes. Kjo duhet te jete shume e veshtire per ju dhe per vajzen e juaj. Nga
    shkrimi I juaj kuptohet ndjenajt e perziera dhe nje ambivalence se cfar vendimesh te merrni.
    Dhuna ne familje nuk e afekton vetem qiftin por femijet shpesh bartin pasoja te medha te
    shendetit mendore dhe nga pervja juaj personale ju kete e kuptoni me se miri.
    Ne asnje rrethane dhuna nuk arsytohet dhe duke konsideruar pershkrimin e juaj per burrin e
    juaj si jo stabil ju lutem drejtohuni ne entin social dhe kosulltohuni me nje keshilluese sociale
    dhe kerkoni informacione se a ka shtepi strehuese per grate qe perjetojne dhune ne familje.Na
    vjen keq qe ne kete situate nuk arrini te gezoni perkrahje nga prinderit e juaj.
    Nese konsideroni se ende ka hapsire per komunikim ateher drejtohuni tek psikologu ose psikiatri
    ne menyre qe bashkeshorti I juaj te trajtohet per zemrimin dhe agresivitetin e tij.

    Nese dhuna perseritet ju lutem kontaktoni policine dhe kerkoni mbrojtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: