Dhimbjenepenis

Dhimbjenepenis

Kam dhimbje te forta ne penis ka gati 6 muaj qe kam kit problem e kam ber analizen strisho uretrale me ka dal kjo bakterie staphylococcus aureus po ashtu tash ne koh te fundit kam fillu tem kem dhimbje edhe ne testikuj jam shum i shqetsuar ju lutem te me tregon dikush se ka mundet me pas kjo bakterie prejardhjen edhe sa osht e rrzikshme dhe a mun te me len pasoja ne pjellshmeri. Faleminderit

5 komente për “Dhimbjenepenis”

  1. MD. Mrsc. Ph.D. Ilir Begolli - Mjeksi Sociale says:

    Shumë infeksione të traktit urogjenital kanë burime të ndryshme si ato bakteriale, virale, kërpudhat etj. Stafilokoku është një shkaktar që shumë shpesh e hasim në infeksione të lëkurës kur krijohen puçrra të mbushura me qelb në ngjyrë ari e që shkaktohen nga bakteria e cila është izoluar nga ju. Kjo bakterie tregon rezistencë të lartë në shumë antibiotikë dhe duhet përkujdesje serioze gjatë trajtimit të infeksioneve e sidomos atyre të traktit gjenitalo urinar . Kisha me të këshilluar që ta bëni një vizitë tek mjeku urolog me një analizë zë urinës, strishos dhe spermës për të identifikuar se a ka akoma prezencë të bakteries së përmendur apo ndonjë infeksioni tjetër. Njëkohësishtë mund të konstatohet edhe përmes spermogramës gjendja e spermatozoideve si për nga numri, lëvizshmëria e tyre gjë që do të ju sqaron dilemat tuaja.

  2. blendi says:

    deshta te pys kam infeksion ne testikuj kam krumje te shumta desha te pys qa me kshilloni qe tperdor qe tkem sukses falemnderit per mirkuptim

  3. Anonymous says:

    jam 27 vjec i martuar kam dhe nje femijke kam bere analiza te spermogrames dhe uroulturen kisha stafilokok ne urin tani me ka dale dhe ne sperme mora antibiotike por me keshilluan nje urolog mos perdor shum se shfaqet muk problemi im eshte se kam dhimbje ne fund te barkut nga ana e zores se trashe kam bere disa ekzaminime kam bere skanerin kam bere dhe fiber te zores te trashe dhe nuk me ka dale asnje gje doktoret me thone e ke nervore

  4. Geni says:

    Pershendetje! Ne radhe te pare faleminderit per faqen tuaj!
    Nga nje analize e spermogrames doli qe kisha stafilokok dhe
    gjithashtu levizshmeria, numri i spermatozoideve te gjalle doli zero.
    A ndodh te jete kjo gjendje per shkak te ketij bakteri?
    A duhet te shaetesohem per aftesine e pjellshmerise?
    Jam shume i shqetesuar.
    Ju faleminderit

  5. Bk says:

    Pershendetje kisha nje pyetje , ka disa kohe qe po me dalin puçrra te vogla te mbushura si me uj pereth penisit,ne penis … Nderkohe ato zhduken po prap perseriten pas nje kohe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: