Dhimbje ne testikul dhe munges ereksioni

Dhimbje ne testikul dhe munges ereksioni

pershemdetje jam nj djal 23vjec…..rreth 2vite kam probleme me ereksionin,nuk kam ereksione t forta dhe nuk zgjasin shum…gjithashtu dhe ndjeshmeria ne penis eshte shume e ulet,mezi eksitohem dhe me esht ul deshira per seks….ne shume raste koka e penisit me rri e ftohte sikur ska gjak
Gjithashtu kam dge dhimbje ne testikulin e majt her pas her

kam qen ne 2 androlog,te 2 m kan thene te bej analiza hormonale
Analizat kan dal ne rregull (testosteroni dhe parametrat e tjere normal) pervec SHBG e cila m ka dal e larte rreth 83
Andrologu i pare m tha q SHBG e larte eshte problem ndersa andrologu tek cili po shkoj tni {m ka dhene dhe nj medikament potenzine superior e cila spo ben efekt} me thote qe SHBG e larte seshte problem

Kam ber 3 eko dhe t treja me kan dal shum normale

A mund te me te me jepni nje keshille juve sepse sdi cfare te bej ku t shkoj ca medikamentesh te marr

         

Një koment për “Dhimbje ne testikul dhe munges ereksioni”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Pershendetje,
    Ju keni dy probleme: prishja e shpejte dhe problemet me potence.
    Prishja e shpejte (ejaculatio praecox) eshte nje qrregullim mjaft i shpeshte sidomos te moshat e reja. Ejakulim i parakohshem quhet marredhenia ose masturbimi i cili zgjate me pak se 2 minuta. Sa i perket shkaqeve per prishje te shpejte dominon mendimi se ka origjine psikogjene si frika, depresioni, raportet jo te mira mes partnereve apo stresi. Nganjehere ndikon edhe masturbimi ne kohen e pubertetit kur kryhet ne shpejtesi per te mos i zen ndokush duke masturbu ose nese ka ndjenjen e fajit qka len pasoja te mevonshme ne ejakulim te parakohshem.
    Sa i perket problemeve me potence, ajo mundet me qene me etiologji organke ose psiqike si te depresioni, stresi i vazhdueshem, frika, problemet ne familje dhe shoqeri etj apo organike si psh: semundjet e eneve te gjakut, semundja e sheqerit, tensioni i larte i gjakut, obeziteti (mbipesha), jeta pasive, konsumimi i tepert i alkoolit dhe duhanit apo droges, apo semundjet e vet tpenisit ose ne rast se nuk ju terheq partneri seksual. A vuani nga ndonje semundje dhe a merni terapi. Per te dhen nje mendim profesional eshte mire qe paraprakisht te kryeni analizat laboratorike perfshire edhe echon e urotraktit, pasqyren e gjakut, glikemine, holesterolin dhe trigliceridet dhe te lajmeroheni edhe njehere per vizite te Urologu i cili ne baze te analizave dhe ekzaminimit do te vleresoj se a keni nevoje per terapi eventuale.
    Per fillim ju kisha propozuar te filloni me disa suplemente natyrale si tbl Vital Man, Catuaba Bark, Elixir, Maca, Spermotrend etj. te cilat njekohesisht mund te ju ndihmojne ne permiresim te potences por edhe ne zgjatjen e kohes se ejakulimit deri sa te kompletoheni me analizat e kerkuara.
    Gjithe te mirat,
    Dr.Shkelzen Elezaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: