Dhimbje gjoksi

Dhimbje gjoksi

Përshëndetje. Kam një problem që më shqetëson, veçanërisht gjatë orëve të vona deri nga ora 3 e mëngjesit. Është një dhimbje në gjoks, në fakt më shumë është një rëndesë në anën e majtë të gjoksit, më duket sikur një gur qëndron në gjoksin tim dhe pastaj përhapet deri në fyt dhe krahun e majtë. Ka muaj që më shqetëson, kisha frikë se ka lidhje me zemrën por një mjek më ka thënë se më dhemb muskuli. Unë i kam bërë analizat e thjeshta të gjakut dhe më kanë dalë mirë, a mjaftojnë për ta kuptuar se s’ka lidhje me zemër?
Jam person me stres, ndoshta kjo ndikon dhe më shkakton këtë. Nëse keni mundësi më tregoni ç’mund të jetë dhe si t’ia bëj. Pres përgjigjen tuaj.

         

Një koment për “Dhimbje gjoksi”

  1. Dardan Kocinaj says:

    Pershendetje Argjend,
    Faliminderit qe na keni shkruar.
    Ju duhet te paraqiteni te Mjeku Familjar i cili do te junrealizon nje EKG ne qetesi,.do te i kerkoj analizat laboratorike ne teresi per te perjashtuar origjinen nga zemra dhe do te ju keshilloj per ekzaminime tjera plotesuese te Internisti- Kardiolog. Ai pastaj ka ne dispozicion se pari testet joinvazive si Erometria dhe Ekokardiografia ne baze te te cilave do ta kete vendimin se cka me tutje.
    Gjithe te mirat,
    Dr.Dardani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: