Dhimbje gjate mardhenjve seksuale

Dhimbje gjate mardhenjve seksuale

Prsh fjate mardhenjeve seksuale kam filluar te kem dhimbje ne anen e majte te barkut por me duket sikur me dhemb pak edhe kur e preku me dore duke shternguar barkun frika ime eshte ndonje cist ne vezore por nuk mundem te bej vizit per shkak te virusit kete dhimbje kam filluar ta ndjej qe kur kisha infeksion vaginal (urinim i shpesht dhe djegie gjate urinimit ) por pas nje jave filloi te me dhimbnin edhe veshket pastaj mora antibiotik per 5 dit dhe kaloj cdo gja por tani ndjej dhimbjen cfar mund te jete sepse nuk mundem te shkoj te bej vizit pres pergjigjen tuaj faleminderit

         

Një koment për “Dhimbje gjate mardhenjve seksuale”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Pershendetje,
    Asnje dhimbje nuk eshte normale, e nese kjo dhimbje percillet me urinim te shpeshte me djegesim, eshte kryesisht shenje e infektimit (pezmatimit) te kanaleve urinare ndonse mund te kete edhe shkaktere tjere si p.sh. eliminimi I gureve permes kanalit urinare, pezmatimet e vezores, lendimet e urotraktit etj. Eshte me rendesi qe te lajmeroheni te mjeku sepse infeksioni akut mund te kaloj ne infeksion kronik i cili sherohet me veshtiresi. Po ua japi disa keshilla praktike: mos e mbani urinen shume, rregulloni jashteqitjet, ikni perdorimit te tepert te kafes, qajit rus, pijeve te gazuara dhe energjike dhe mos te qendroni ne vende te ftohta. Duhet te kryeni analizat e gjakut dhe urines, urinokulturen me antibiogram dhe ultrazanin e urotraktit, e tek pastaj ne baze te rezultateve te merno terapi eventuale.Deri atehere filloni te konsumoni sasi te shtuar te qajit belush dhe uvin.
    Gjithe te mirat,
    Dr.Shkelzen Elezaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: