Deshtimet ne jete

Deshtimet ne jete

Pershendetje, jam nje 24 vjeqare jetoj ne Prishtine dhe jam feju qe 1 muaj. Kam probleme me hipertension si dhe nje problem tjeter qe konsideroj qe eshte me e rendesishme eshte ajo ndjesia qe po deshtoj ne aspektin profesional dhe ne raport me njerezit. Kam stagnu ne vitin e dyte fakultet qe po ma pamundeson me gjete nje pune te pershtatshme per veten ne profesionin te cilin e deshiroj dhe per te cilin jam shkollu deri ne periudhen kur ka ndodhur “pauza” te cilen e kam pasur. Vlen te ceket qe kete problem e kam qe gati dy vite e me teper. Si te veproj a me duhet trajtim me psikologun apo si ta kaloj kete problem?
Ju faleminderit

         

Një koment për “Deshtimet ne jete”

  1. Arbnora Ismaili - Psikologe says:

    Përshëndetje
    Se pari te faleminderit qe ke ndare me ne shqetësimin tënd.
    Fillimisht sa përket shqetësimit tënd për hipertensionin, mendoj se duhet te konsultohesh me mjekun adekuat ne mënyre qe ti zbatosh këshillat e tij lidhur me shëndetin tënd. Ndërsa sa i përket shqetësimit tënd lidhur me studimet mendoj se kjo pauzë qe e ke bere qe dy vite nuk është dështim sepse mundesh qe te vazhdosh shkollimin dhe te arrish qe ti përmbushësh qëllimet e tua ne jete. Mendoj se te nevojitet qe te gjesh motivimin ne jetën tende qe ti shtysh gjerat përpara. Provo qe te fillosh nga ndryshimi i përditshmërisë tende duke i vendosur prioritetet e tua ne jete. Planifiko kohen për një periudhe te caktuar dhe mundohu qe ti arrish qëllimet qe ke vendosur.
    Nëse studimi është prioritet i yti atëherë është mire qe gradualisht te rifillosh te interesohesh për provimet qe te kanë mbetur, ligjëratat qe duhet ti ndjekësh, kështu ngadalë te mundohesh qe te futesh përsëri ne rrjedhat e studimit. Ne fillim do ta kesh te vështire, por nëse është kjo ajo çfarë dëshiron te arrish besoj se do ti gjesh mënyrat e duhura për te arrit qëllimin. Po ashtu është mire qe te shoqërohesh me student te drejtimit qe ti ke studiuar, ne mënyre qe te informojnë për gjerat qe ti ke nevoje. Po besoj se dale ngadalë to te arrish qe te vazhdosh përpara dhe do te realizosh ëndrrën tende qe ne te ardhmen te ushtrosh profesionin qe ti e dëshiron.
    Gjithë te mirat dhe na shkruaj përsëri nëse e ndjen te nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: