Deshperim

Deshperim

Pershendetje!Jam 18 vjece.Doja t ju tregoja per jeten time, per te gjitha problemet qe kam pasur dhe nk ia km treguar askujt.Kur isha ne kl te 9- te rashe pre e bullizmit dhe si pasoje fillova te vuaja nga stresi,villja per ore te tera dhe kisha dridhje.Merrja leje ne shkolle se ndjehesha keq,ishte nje situate shume e sikletshme.Edhe ne gjimnaz rashea viktime e bullizmit,por nk villja me.Qaja sa here bija ne gjume,po nk u tregoja gje prinderve.Me vinin nofka,thonin pse s flisja me askend,madje edhe shoket e vjeter qe nisem gjinazin bashke silleshin sikur me donin kur ata qeshnin me mua njesoj si te tjeret dhe nk me mbronin kurre.Dhe tn po e njejta gje vtm se nk me kn ngacmuar me.Une rri gjthmone vtm dhe sa here perpiqem te fls ose bej miqesi me to ato nk me duan,kujtohen per mua vtm per detyrat.Nga ana tjtr fillova te gelltitesha me eshte kthyer ne ves dhe nk e kuptoj pse me ndodh kjo.Sa here qe kthehem nga shkolla degjoj prinderit qe zihen dhe kjo me trishton shume.Para nje muaj mora vesh se kisha lindur qorre dhe tn mbaj syze.Nk e kuptoj pse me kn ndodhur vtm gjera te keqija.kur une nk i km bere keq askujt,nk jm as e shemtuar as e keqe ne shpirt ndersa bashkemoshataret e mi jn krejt ndryshe nga une.U bene vite qe nk jm e lumtur,qe ne fytren time te duket buzeqeshja e vertete dhe jo ajo fallco qe kur isha femije gjerat kn ndryshur.Cfare te bej si t`i perballoj problemet.Me jepni nje keshille ju lutem.Cfare do te benit ju po te ishit ne vendin tim???

3 komente për “Deshperim”

  1. Donjeta says:

    Ti duhet te jesh krenare qe je ndryshe, qe ke zemer te mire, sepse ka shume pak ne shoqerin tone me keto virtyte. Vet fakti qe je ne kete gjendje tregon qe je shume e but dhe me zemer te mire, mos lejo te tjeret te ndikojn tek ti e te bejne te ndryshosh. Eshte e verter ajo qe thuhet se njerzit e mire sprovohen me teper se sa te tjeret. Je shume e re, eshte vetem fillimi kjo jete ashtu siq i ka ditet e veshtira i ka dhe ato te mirat. Mos mendo se te tjeret jan te lumtur sepse nuk ka as nje njeri ne kete bote qe nuk ka nje halle. Edhe une kam qen njesoj si ti, por me kalimin e kohes e kam kuptu qe me mire vet sesa me dike qe nuk e njeh as veten. Mos u ndal, vazhdo ndihmoju njerzve sa her qe kan nevoj, sepse ajo e mire do te gjindet kur ke me se shumti nevoj dhe mesohu te vlersosh veten dhe te kuptosh se askush nuk eshte me i mir se ti. E kam lexuar nje histori ku thoshte se nje njeri i ka ofruar nje tjetrit nje shport me molla te kalbura. Ky tjetri i ka mar mollat e ka pastru shporten dhe e ka mbush me lule dhe ja ka dergu. Pastaj e ka pyt pse kur une te kam sjell molla te kalbura ky i ka thene se secili e jep at qe e ka ne zemer. Dua te them qe mos lejo me ndiku njerzt me ta prish mendjen edhe zemren, vlersoje veten dhe beso qe do takosh njerz nje dite qe do te vlersojn dhe do te bejne shume te lumtur e them nga pervoja. Fillo meru me ndonje aktivitet mos e mbaj mendjen se qka mendojn tjert per ty tek Zoti jemi te gjithe te barabart. Te uroj te jeshe njeriu me i lumtur

  2. Ma. Sc. Valdet Plakolli - Psikolog shkollor says:

    Fillimisht ju falënderoj që na jeni drejtuar që të bisedojmë rreth shqetësimit tuaj!

    Secilit nga ne na ndodhë që nganjëher të kemi periudha ose momente jo të mira në jetën tonë. Dhe vjen një ditë kur ato na grumbullohen dhe e kemi të domosdoshme t’i bisedojmë me të tjerët. Ky është një hap i qëlluar nga ana juaj sepse shqetësimet dhe problemet vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohen.

    Disa njerëz për nga natyra janë më të tërhequr, krijojnë më pak shoqëri. Në fakt edhe shoqëria sikur cdo raport tjetër është e dyanshme dhe aq sa jep duhet pritur edhe të marrësh. Fakti që shqetësimet që keni pasur kohë të gjatë dhe tani po i ndjeni më shumë më bënë të mendoj se ju jeni e gatshme të ndryshoni dicka në jetën tuaj dhe të leni prapa ato që kanë ndodhur.
    Prandaj, tentoni të jeni sa më e hapur me shoqërinë tuaj, jeni vetja (sepse më së miri rrethi ju pranon ashtu si jeni). Zgjerojeni shoqërinë sepse nuk besoj se ata u kanë inat dhe ua duan të keqen, vetëm se ndoshta po ju mungon një komunikim i mirëfilltë. Mos lejoni që të ju fyejnë, këtë gjë duhet t’ia bëni me dije secilit. Përdorni pikat tuaja të “forta” që të bashkëpunoni me shoqërinë, kështu ju do të jepni kontributin tuaj në shoqëri dhe gjërat do të fillojnë të përmirësohen gradualisht.

    Unë shpresoj se keni marrë një përgjigje të pritur në këtë fillim të komunikimit tonë. Ju ftoj që të na shkruani përsëri që të na sillni informacione më të plota dhe më specifike. Na shkruaj mos hezito ju mirëpres!
    Gjithë të mirat

  3. Natyra says:

    Pershendetje e dashur une nuk jam profesioniste po jam nje bashkmoshatare e jotja jam 16 vjecare e lexova shkrimin tend dhe me te vertete me erdhi keq.Askush nuk eshte pa probleme pa telashe,po krejt senet duhet mu tejkalu.E di se ke shume nevoje me fol me dikon mu shpreh se vec kshtu munesh me liru ma shume zemren e shpirtin prej problemeve. Mos lejo askush met ofendu met fy kurr mos e lejo kto sene me ti bo shoqnia. Krejt qa po du me dit osht qe ti asnje shoqe nuk e ke pas qe te mbon e te ndihmon apo krejt i ke pas kunder.Krejt qa po du met thon o qe ti shko perpara lej tjert qa thojn ama met fy ose met thon fjale te renda kurr mos i tolero e sa per fjale lej mos u mer me ta e kqyr mas ni kohe ku arrin ata e ku ke me kan ti.Mos u deshpro ndihmoju edhe nese ta kthejne met keq ne fund prap ti ke mu shperbly. Perpiqu me qene vetvetja e me pas komunikim mat mire me shoqni. Shko perpara mos e kujto te kalumen.E ardhmja na pret secilin prej nesh. Te kisha sugjeru me percjell orarin ne faqe dhe interesohu me fol chat me ndonje psikolog te kish ndihmu shume.Une ti uroj te gjitha te mirat ,e shume suksese paci te ardhmen. Ishalla te kam ndihmuar sadopak.Mirmbetsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: