Depresioni

Depresioni

Po ndihem e pasigurt nveten tem spom pelqen pamja jem kompleks pavarsisht sa munona me ndrysh apet sum doket mir gjum hiq spo kam sjam tip emocional zakonisht kohet e fundit jam tu pas shum epizode ndjenjash

Një koment për “Depresioni”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje e dashur,

    Te falenderoj qe na ke shkruar. Eshte ne rregull te kemi periudha ku nuk ndjehemi shume mire me veten, te gjitheve ne ndodhe. Jane keto periudha qe na bejm te zbulojme dicka te re te vetja, nje pike tonen te forte, nje shkathtesi me shume… Gjithsesi me trego pak ma shume, qe sa kohe je duke u ndjere keshtu? A ka ndodhur ndonje ndryshim ne jeten tende keto kohet e fundit qe ka mundur t’i shkaktoje keto mendime dhe emocione per veten tende, ndonje ndarje per shembull? Poashtu me trego se me cfare mirresh, a je ne studime apo ne pune? A e ke te qarte se cfare te motivon dhe leviz ne jete, cilat jane qellimet e tua? Jo patjeter duhet t’i kesh te qarta tani keto gjera, sepse edhe ashtu nje person zakonisht keto i qarteson ne nje moshe me te rritun. Pastaj edhe qellimet dhe motivet ndryshojne me kohen. Por gjithsesi, eshte dicka per te cilen mund te mendosh.
    Edhepse zakonisht ndjenja e mospelqyerit te vetes eshte nje ndjenje me e pergjithshme e cila jo lehte shpjegohet, mundohu te definosh se cfare spo te pelqen fare te vetja, cfare te pelqen pak me shume dhe cfare spot e pelqen fare. Atehere mundohu te punosh per t’i permirsuar te gjitha nje e nga nje. Vendos qellime te reja ne jete. Fillo me realizimin e ketyre qellimeve perms hapave te vogla. Nje sugjerim do te ishte te fillosh te merresh me aktivitet fizik apo me sport. Njerezit aktiv fizikisht deklarojne qe kane pesuar ndryshime shume pozitive si ne aspektin fizik por edhe emocional dhe mental kur kane filluar te merren me ndonje sport. Hulumto ne google dhe shiko se cfare do te ishte e pershtatshme per ty. Nese te nevojiten sugjerime konkrete me shkruaj dhe mund te te dergoj linqe te ndryshem.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar.
    Mos hezito te na shkruash perseri.
    Eminja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: