Depresioni

Depresioni

Pershendetje Doja tju pyesja per nje problem qe koheve te fundit me mundon , kam pasur vazhdimisht episode ku me mpihen duart e ndihesha e paperqendruar Por I anashkalova deri sa pas disa problemeve ne jete reagova keq mu ul hekuri shum ndihesha keq nuk ngrihesha dot nga krevati e pafuqishme mendoja se jeta ime mbaroi ju lutem me jepni nje sugjerim

         

Një koment për “Depresioni”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje Enxhi,
    Te falenderoj qe ke besuar ne sherbimin tone dhe na ke shkruar. Ne letren tende pershkruan disa
    shqetsime fizike por edhe emocionale te cilat i ke patur kohet e fundit. Permend edhe mungesen
    e hekurit gje qe me ben te mendoj qe je konsultuar me mjekun per shqetesimet e tua. Gjithsesi
    per te qene e sigurt dhe per te ditur me shume per gjendjen tende do kisha dashur te di nese je
    konsultuar me specialistin per mpirjen e duarve dhe nese po cili ka qene konstatimi i tij/saj.
    Pastaj me trego nese mpirja e duarve lidhet me shqetsimet e tjera te cilat i permend, sic eshte
    paaftesia per tu ngrite nga shtrati, ndjenja e pafuqishmerise etj. Me trego prej sa koheve je duke u
    ndjere keshtu dhe cfare probleme ne jete ke patur koheve te fundit (permend ne kete leter qe pas
    disa problemeve ne jete ke patur probblem me mungese te hekurit)?
    Deshiroj te te ofroj keshilla dhe sugjerime te cilat lidhen me situaten tende dhe keshilla te cilat te
    sherbejne per ndryshim, prandaj pres te me shkruash perseri dhe te me tregosh me detajisht per
    keto shqetesimet tua ne baze te ketyre pyetjeve te cilat une i parashtrova.
    Besoj qe cdo situate ne jete e ka nje zgjidhje, edhe pse ndonjehere ndjehemi te humbur dhe nuk e
    dijm se ku ta kerkojme kete zgjidhje. Shpresoj qe per ty, komunikimi ne webfaqen tone te jete
    ajo rruga e cila te con drejt ndryshimeve pozitive ne jeten tende.
    Pres te na shkruash perseri, ne jemi ketu per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: