Depresioni

Depresioni

Pershendetje,
ka qe disa vite kam probleme me depresion. Ka fillu dikur kah janari 2015, dhe qe prej atehere kom pase shume ups & downs. Kom tentu shume per me e tejkalu kete gjendje, edhe pse pata mendu qe e kom tejkalu pas 2 vjeteve, mirepo prape vazhdon me u rikthy. Ndersa ka fillu prape mem kaplu. Po lodhem shume gjate dites mentalisht, presioni sado i vogel me qene me kolapson dhe me duket qe boten e kam permbi. Nuk muj me e sqaru pse edhe kur ka fillu saktesisht mirepo ka shume faktore dhe shume ngjarje qe um kan pru me ni gjendje shume te ulet mentale. Mundohem me u bo i forte mirepo per gjithecka po ndihem i lodhun. Bisedoj vazhdimisht me shoqeri ne menyre me e harru pak vetveten mirepo eshte e pamundshme. Para dy vitesh kam pase tentim vetevrasje mirepo familja disi me kane shpetu. Sot e asaj dite kam qene me mire por edhe ka pase shume raste qe kam kolapsu. Kam perdorur edhe pilula per qetesim, mirepo i pata ndalu( edhe pse me rekomandim te psikiatres) sepse nuk isha ne gjendje me vazhdu me i duru edhe efektet anesore (zgjerim te venave dhe veshtiresi ne frymemarrje). Tash po kam mendime per ekzistencen tem. Jam i lodhun mentalisht aq shume sa qe e kam kriju ni bindje qe heq dore prej jetes mundem me u shliru. Po mundohem me i shty javet edhe dite ndoshta mos po behem me i forte apo po e tejkaloj edhe kete faze, mirepo sa vjen e veshtiresohet. Cdo dite perballem me te njejtat probleme: vetbesim i ulet, lodhje, pagjumesi, anksiozitet, kolaps mental cdo dite, dhimbje pas qafes, dhimbje koke..nuk po kam qef as deshire me e fol kete problem mirepo jam mundu shume me forca t’mia qe disa vite me e vazhdu, mirepo e kom derrmu veten shume n’cdo aspekt, sa qe kam ardhe me nje gjendje qe nuk po i besoj ma vetes cka muj me i ba vetes..

         

4 komente për “Depresioni”

  1. Ana says:

    Thu qe po flas une! Njejte ama bash njejte jam edhe une keshtu, sa kisha pas deshire te flasim, te pakten ti tregojme ups and downs tonat edhe pse jo te qeshemi me to ndoshta sepse une qesh cdo dite po kam harru te buzeqesh me shpirt edhe pa frike! Be strong please..

  2. Elona says:

    Pershendetje… ska njeri qe nuk ndjehet keq per ni periudh .kto qe po i thu ti jon normale secilit njeri munet mi ndodh edhe njeri ma i fort n bot lodhet najher psiqikisht, ka mendime t llojllojshme e dhimbje . Kto me koh kalojn merru me fitnes me sport me naj aktivitet menoj krejet senet pozitive n ket jet ski qa e mendon vdekjen ajo ka me ndodh ni dit pse po don me myt veten njerzt kan lloj lloj smundje e po luftojn per jet ti per pik qefi do me ja marr jeten vetit jooo kurr mos meno ashtu bonu ma i fort se kurr se kto ngjarje veq t fort tbojn. As mos meno qe je i qmendur a kurgjo ti je shum mir veq spo ja din vleren ksaj jete te bukur. .

    1. Ankthi stresi .... says:

      Elona po si te ia fillojme te mendojme keshtu si ti kur ankthi stresi spo na lejon per me duket

  3. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Egi,

    Ju faliminderit per gaditshmerine per keshillim dhe per besimin dhe te qenurit I hapur. Faliminderit shum qe I’a keni dalur mbane dhe ne keni shenuar nje leter shum infomuese dhe precise.
    Na vjen keq qe po manifestoni nje gjendje te tille me vite por edhe ju pergezojme qe perkunder te gjithave ju ja keni dalur dhe po ja delni.
    E dime sa e mundimshme eshte te zgjohemi ne mengjes tek gjendjet depresive dhe me iden dhe mendimet qe asgje nuk ja vlen ose nuk ka rendesi. Po e kuptoi sa e veshtire eshte per ju te strukturoni diten.
    E dim qe depresioni eshte njer nder crregullimet mendore qe prine dhe eshte edhe shqetsim global, por sot na gezon edhe fakti qe ka ka edhe medikamente qe kan efekt dhe poshtu psikoterapi te ndryshme qe kan treguar sukses ne trajtimin e depresionit.
    Nga letra e juaj po kuptoi qe keni marre medikamente por ka qene shume veshtire ti perballoni efektet anesore, ne raste te tilla ju lutem konsultohuni me psikiatrin dhe shikoni se cfar mund te behet ne menyre qe trajtimi mos te nderprehet.
    Ju e keni cekur shum bukur se ka shum gjera qe kan kontribuar ne gjendjen e juaj momentale psikike dhe konsideroi qe trajtimi me psikoterapi/ psikolog I licensuar per psikoterapi kish me qene shum ndihmuese ne menyre qe perjetimet e juaja ti perpunoni dhe bashk me profesionisitin te arrini te caktoni qellime dhe detyra duke filluar nga detyra shum te vogla si ecja ne natyre, leximi, aktiviteti social, angazhimi ne ndonje pune ose hobi.
    Per te kuptuar me mire ju lutem ne letren e rradhes perpiquni me na njoftuar se ne fillim te manifestimit cilet kane qene stresoret qe ju jeni ballafaqur.
    Arrij te kuptoi shum mire qe kur mungon vullneti dhe energjia ndoshta edhe vetvrasja shikohet si opcion, por ju lutem te shikojme se a I kemi provuar mekanizmat e tjere si psikoterapia, konsulte edhe niher me psikiatrin.
    Ju lutem nese mendimet per perfundim te jetes jan shum prezente kontaktoni mjekun me te afert ose policine.
    Egi ju keni vetem 24 vjec dhe konsideroi se keni shum per te japur nga jeta e juaj, edhe pse momentalisht ndoshta nuk po ndiheni qe mundeni me jap.
    Ju lutem ne letren e rradhes na tregoni se si duket nje dite e zakonshme, me kend jetoni, cilat jan aktivitetet qe ju ende I beni sado te vogla qofshin. Psh. Dushi ne mengjes ose hudhja e mbeturinave , cfardo qofte.
    Ne situata te tilla a keni miq/ mikesha te afert qe arrini te ndani se si po ndiheni dhe a ju duket qe po kuptoheni nga familja dhe rrethi?
    Deri ne letren e rradhes, mirembeteshi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: