Depresioni

Depresioni

Pershendetje, jam nje 22 vjeqar dhe qe nga mosha 14-15 vjeq kam pasur akne te renda dhe per shkak te tyre jam mshel ne shpi mvike marre prej tyne dhe ky turp i madh me qoj me 1 problem me te rend dhe ne moshen 16-17 vjeq kam pasur probleme me ankthin e depresionin dhe po e njejta mu ka rikthy tash ne moshen 22 vjeq dhe tani akne kam me pak dhe I kom nen kontroll por kam shenja nga to dhe perseri mvjen turp por jo si ma perpara, por qe 4 muaj mu ka rikthy gjendja e njojt sikur kur isha ne moshen 16 vjeqare.
Simptomat e mia jone:
1.kam probleme me stomakun qka ha me munon barku me rrin I fryr ton kohen edhe mos me hanger kurgjo.
2.kam veshtiresi ne frymarrje me duket sikur nuk mbushem tersisht me frym.
3.lodhje ekstreme dobesim I muskujve me doket qe edhe shikimi mu ka dobesu.
Kam nje ndjesi boshe nuk me ben pershtypje kurgjo ndihna I pavler, skom vullnet per kurgjo, edhe senin ma te leht pritoj me ba, qdo sen mdoket e veshtir, jeta mu ka ba e pamundur jetoj si me zor , me doket qe jom ne anderr diqysh sikur sjom ne realitet nuk e di qka osht kjo gjendje kshtu.
Kam qene ne ket gjendje para 6 vjete dhe e pata kaluar por perseri mu ka kthy dhe ksaj here pom doket sikur ska mum kalu kurr, rri gjith diten nshpi I izolum jam totalisht I deshtum I shoh shokt e mi qysh dalin e jetojn jeten kjo mbon mu ni I pashpres nuk po di qka me ba qysh thojn 1 fjal mka hup udha ne oborr mu ka turbullu kejt mendja nuk jom gjendje as me menu kjart as mu perqendru as kurgjo menxi qe foli 22 vjet I kom ba kurr sjom dal me 1 femen gjith tum ardh marre prej akneve por edhe vet jom tip I turpshum dhe menoj qe kjo mka qu ne kit gjendje.

Një koment për “Depresioni”

  1. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Dran,

    Ju faliminderit per gaditshmerine dhe te qenurit I hapur.
    Mosha e adoleshences njihet nje der periudhat me te veshtira ne kuptimin e ballafaqimit me ndryshimet fizike dhe hormonale por edhe me ndryshimet psikike dhe posaqerisht me dilemen se kush jam une.
    Apekti fizik, pamja fizike ne kete moshe luan rol shum te rendesishem dhe te rinjt nje pjese te madhe te kohes se tyre ja perkushtojne dukjes dhe investimit ne dukjen fizike.
    Qeshtja e akneve besoi qe ne bisede me mjekun e keni kuptuar qe nje numer I konsiderushem I te rinjeve ballafaqohen me kete natyre te shqetsimit.
    Shpeshhere te qenurit I hapur dhe mbeshtetje familjare dhe sociale kan shum rendesi ne menyre qe me na ndihmu me I tejkalu keto veshtiresi.
    Bashke me dukjen fizike dhe ne momentin kur ne nuk jemi te kenaqur me pamjen fizike, ne ndihem me te shqetsuar jo te kenaqur dhe rritet ndjenja e turpit qe ndoshta fillimisht eshte e lidhur me ndjenjen e shmangies nga kontaket me njerz.
    Nga ajo cfar ne kuptojme nga letra e juaj eshte qe ju keni dalur te menagjoni nje periudhe te veshtire jetesore pa ndihmen askujt qe ky vertet eshte nje sukses I madh.
    Eshte shum normale qe nje situate e tille te manifestohet prape ndoshta per arsye te shqetsimeve te tjera dhe ne kete rast konsiderojme qe biesad me profesionistin, ne kete rast me psikologun ndoshta do te ju ndihmojn te tejkaloni kete gjendje dhe njeherit me ndihmen e psikologut te punoni edhe ne menagjimine ankthit por edhe te turpit.
    Ndjenja e turpit por edhe ndjenja e ankthit te dyja jan ndjenja me rendesi per ne njerzit, cfar ka rendesi qe ne te arrijm te mangjojme dhe qe keto dy ndjenja mos te jene pengesa ne perdishmerine tone.
    Po e kuptoi shum mire shqetsimin e juaj qe po ndiheni I pavlere dhe se po keni pershtypjen qe ju nuk po ja delni sikur shoket e juaj por shqetsimet emocionale jane shum present te grupmoshat e reja dhe ne kete aspect ju nuk jeni I vetmi person qe po ndjeheni keshtu.
    Edhe ne aspektin me vajza konsideroi qe ju do te keni kohe te mjaftueshme ne dispozicion ta njoftoni dike dhe te kaloni kohe me te.

    Ju lutem kontaktoni redaksine nukjevet per informata ku mund te merrni sherbime pa pagese ne Kosove ne menyre qe ju me arrit me menagjuar sa me mire shqetsimet emocionale, fakti qe ju keni dalur njehere patejter qe rrit mundesite qe do ja delni prape po ndonjehere na nevoitet ndihma e te tjereve!

    Deri ne letren e rradhes, mirembeteshi!

Leave a Reply to Xhevahire Balaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: