depresion,ankth,stres

depresion,ankth,stres

prsh. pa e zgjat shum po kerkoj ndihm nga ekipi i nukjevet dhe gjith atyre qe munden me ma dhon naj keshill jom me ni gjendje shum te keqe shpirterore dhe mentale gjdo dit kom rrahje te shpejta te zemres sa fillon me mu ndal fryma kom marramendje ni nxehtsi ma perkon kejt trupin deri tek koka dhe e kom nje ndjen sikur ka me ndodh diqka e keqe dhe kom shum shpesh dhimbje koke te paperballushme nga krejt kto simptoma kom kalu ne hipertension arterial deri ne 180/100 aq sa me esht desht me perdor tableta per hipertension ktonsimptoma kom mendu qe i kom nga shtypja e gjakut po dita e dites po bindna qe jon nga gjendja ime psiqike un jom e martuar dhe skam femij jemi ne lidhje me burrin qe 5 vite qysh ne mosh te re kemi pas shum probleme po me nje far mnyre i kemi tejkalu edhe pse aj ska besim te un dhe shkaku i mosbesimit kan ardh problemet ne lidhjen ton. Un e kom nje sekret qe e mbaj te fshehur nga burri diqka qe sja kam tregu kurr per veten kjo gje me mundon qe 5 vite skam guxim me ja tregu gjdo dit e mendoj kur vjen dita e me kuptu burri gjdo dit e kam friken se mos ndoshta po e zbulon ne njefar menyre dhe e di qe at gje sma fal kurr e di qe nese e kupton lidhja jon martesa jon mer fund sepse nuk esht diqka e leht me u pranu por kjo gje pom vret at gabim qe e kam bo sja kam fal as vetes nuk e pres as faljen e burrit kam turp nga ajo periudh e jetes saqe jom mundu ne gjdo form me e mbajt te fshet me lloj loj genjeshtrash nuk e di edhe sa muj me perballu nuk po muj me gjet nje form me e perballu jom shum keq nuk e bej ni jet normale nuk kujdesna per pamjen time te jashtme ne at menyr qe me u zbukuru thjesht skom vullnet per asgje e kom at bindjen pse me u zbukuru ndoshta me ndodh me qajt edhe me prishet grimi e mendoj per kon me u rregullu nuk e ndjej nga brenda thjesht spo mundem me jetu ma jom lodh shum skom knaqsi per asgje e mendoj vazhdimisht qe ndoshta r kom ndonje smundje edhe gezohem me nje menyr qe vdes kom fillu me pas dhimbje trupore ne vende te ndryshme nuk kalon dit qe nuk e kom ndonje dhimbje ne trup thjesht mendoj qe vdekja esht zgjidhje dhe shpetim per mu thjesht nuk po du ma me jetu

Një koment për “depresion,ankth,stres”

  1. Saranda Rexha says:

    Përshëndetje,

    Faleminderit që keni zgjedhur faqen nukjevet për të ndarë shqetësimin tuaj!

    Është shumë e kuptueshmë situate në të cilën qenke duke kaluar, është e vështirë të mbahen sekretet aq më tepër me personat me të cilët ne zgjedhim për partner të jetës. Cfarëdo të ketë qenë gabimi duhet të mundohesh ta falësh veten dhe të lirohesh nga ndjenja e fajit dhe tani e ke më të lehtë të bisedosh me burrin. Të pranuarit e gabimit është guxim që na shtyn për tu përmirësuar dhe për të mos gabuar tutje, andaj nëse ne e pranojmë gabimin tonë me sinqeritet të plotë edhe partneri, familja dhe kushdo tjetër do të na e fal dhe ne do të lirohemi nga ndjenja e fajit që na bren cdo ditë.
    Ne presim që do të na shkruash prapë dhe ne do te te mbeshtesim për të tejkaluar këtë situatë të rënduar në familje,

    Gjithë të mirat deri atëherë,
    Saranda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: