Depresion apo cka mundet me qene

Depresion apo cka mundet me qene

Depresion apo cka mundet me qene nuk kam vullnet per asgje pasi qe bashkbisedoj me dike per ndonje aktivitet me vjen nje e keqe dhe mendoj se nuk do arij ta bej mendimet e keqia nuk po.me.len te qet ka perjetuar ndokush kete gjendje te rende shpirtrore se me te vertet nuk po mundem ta qetsoj veten

         

Një koment për “Depresion apo cka mundet me qene”

  1. Saranda Rexha says:

    Pershendetje,

    Gjendja e rënduar emocionale apo edhe të qenit në depression mund t’ju ​​bëjë të ndiheni të pafuqishëm dhe pa energji. Pork jo nuk është një gjendje që nuk mund të tejkalohet. Ndryshimi i sjelljes, duke filluar me aktivitete të vogla mund të jenë një mënyrë e natyrshme për të filluar të trajtoni gjendjen aktuale. Më pastaj, duke kuptuar më shumë për veten dhe problemin që iu shfaqet edhe mund të trajtojmë në strukturën e asaj që po shfaqet në jetën tuaj.
    Nga kjo që ke thënë, po konsideroj se keni nevojë të krijoni një rutinë, të vendosni një “rregull” të asaj se sa herë të iu vijnë mendimet negative në kohën kur jeni duke menduar të zhvilloni ndonjë aktivitet, apo kurdo, mundohuni ta shënoni në një letër apor fletore personale. Kjo do të iu ndihmonte që të kuptoni më shumë, kur po shfaqet si po shfaqen këto mendime, dhe në të njëjtën kohë edhe të liroheni nga ai mendim momental. Poashtu, një teknikë tjetër që mund ta praktikoni të vendosni qëllime për veten tuaj, në baza ditore të bëni një listë me dy a tri aktivitete të cilat mund ti realizoni lehtë dhe pa sforcim, në fund të ditës kur shikoni që i keni realizuar kjo do të iu ndihmoj që të nesërmen të ndiheni më të inkurajuar për të ndërmarr aktivitete tjera.
    Filloni më këto teknika, filloni shumë lehtë dhe “shumë pak” në ndërkohë na shkruani, për të kuptuar më shumë rreth gjendjes tuaj, në mënyrë që të kuptojmë edhe ne më shumë dhe të përkrahim që ta tejkalosh këtë gjendje.

    Gjithë të mirat,
    Saranda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: