Depresion

Depresion

Pershendetje jam grua e martuar kam nje vajze ?Jetoj me familjen e burrit ne bashkari dua te them qe mos me zgjat si shum por prej fillimit lidhjes ton jan kon familja kunder ti per mu martu ktu ne kosove skam dasht nuse mi gjet ktu mirpo mue burri mdon edhe mka marr si ka detyrue asken qe mem ble diqka ose me festu diqka kam shku pa asgje hiq te burri ka ardh burri mka marr vet mirpo problemi te ta vazhdon po i njejt gjithmon me ngacmojn ose mprovokojn e kam edhe kunaten nuse edhe ajo gjithmon me provokon mshti me fol qe me than kjo po fol e para kjo pa rroket e para une asgje sbona i blen fmijes vet diqka te re vajza jem qan i bon sjellet i pregadit gjitha veq mem provokue mue mem shtj ngrack jam ni person qe nuk muna me duru padrejtsin edi qe te burri ne familje te burrit ne bashkari gjithmon dikush shkelet po une gjithmon mu ka ftof edhe burri sa qe mo as spo du me ndi as per ato aj so kunder meje veq pom thot pse po fol po nuk po muj beso jam ndepresion teper tmadh sdias vet qka me bo pom dhimet qika me lan jetim se nuk jetohet dajm tu u shkel gjithmon une pom dhimen edhe prind e mi po merziten qka do bohet me mue se ata jan vet qe e prijn e kan marak poteren menxi presin dikush veq ni fjal me than edhe met than qe ti je fajtore!!!!Jom
Ne halle beso te zotit spo edi udhen ka e kam nuk pom jetohet kam tentu edhe mu vetvra sa qe mu ka bo bajat jeta pom dhimet qiken me lan jetim se edi qe kunata ma malltreton qiken ma mysin ska kush ma run burri punon ton diten se jam ngjendje mu da kurr mos me shku nat shpiii ama pom dhimet qika edhe familja jem shkatrrohett mo
Pergjithmon ju lutem me ndihmoni qka me bo nket rast se jam ne halle beso te zotit ju faliminderit nese me ktheni sado shpejt pergjigje kam nevoj per ndihm??

         

Një koment për “Depresion”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje e dashur,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe qe na ke shkruar. E kuptoj situaten ne te cilen
    gjindesh dhe e kuptoj sa e veshtire eshte kjo per ty. E kuptoj poashtu qe momentalist te duket qe
    nuk mund te dalesh nga kjo situate, nuk beson qe do mund te ja dalesh. Por me beso qe cdo gje e
    ka nje zgjidhje, dhe momenti kur ajo zgjidhje te behet qe qarte per ty do vije. Me trego sa kohe
    ke qe je martuar? Ne cilin vend jeton? Me trego nese ndjen qe lidhja jote me bashkeshortin mund
    te rregullohet? A mendon qe ende e don bashkshortin tend, qe ne nje kontekst ku nuk kishit patur
    pengesa si keto qe i keni ju do kishit patur nje martese te qete dhe te lumtur? Le te flasim edhe
    per mundesite e tua. Sa gjate mendon qe do jetosh sebashku me familjen e gjere te bashkshortin?
    Nese mendon qe problemet me familjen e gjere nuk do ndalen kurr, atehere cilet jane opsionet
    tjera per ty?! Vendi ku ti jeton sa mundet te ofroj mbeshtetje per ty si nje nene e vetme me nje
    femije? Cilat jane shkathtesite tua? A punon? A mund te punosh? Te gjitha keto informata do na
    kishin ndihmuar neve te dyjave te diskutojme dhe gjejm nje zgjidhje. Dua te besoj ne ty ashtu sic
    besoj ne cdo femer te cilat jane gjindur ne situata te ngjajshme si kjo e jotja. E di qe shoqeria dhe
    rrethi te ben te ndjehesh e vetmuar, ta humb besimin ne vete duke te gjykuar dhe duke te
    fajesuar. Por ne kete situate sa faj ke?! Bile, besoj qe ne situata si kjo e jotja nuk eshte asnje
    fajtor, por rrethanat sjellin deri ne keqkuptime te tilla.
    Dua te te kerkoj falje per vonesen e pergjigjes dhe shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar
    sadopak. Shpresoj qe do te na shkruash perseri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: