Dashuria

Dashuria

Miredita,

kam nje problem qe ka shume kohe qe eshte ne jeten time ekzistent. Kam vite qe jetoj ne gurbet dhe jam i diplomuar dhe punoj. Momentalisht jetoj me prinderit e mij dhe dy vellezerit e mij, qe jane me te ri sa une.
Kurre ne jeten time s’kam patur ndonje lidhje dashurije. Kam dashuruar vajza, por disa nga tyre nuk kam patur guxim me ja tregu dhe nga disa te tjera jam refuzuar. Me dhemb shume ceshtja qe nuk kam mundesi te perjetoj ato gjera te bukura me njeriun e zemres. E kam veshtire te krijoj intimitet, t’i shprehe ndjenjat e mia. Ngaqe ne shtepine tone kurre nuk eshte folur per temen e dashurise. Perkundrazi, babai im deklaron hapur qe nuk egziston dashuria ose flet ne menyre shume ironike per te. Kurre nuk kam guxuar ne shtepi te flas per ndjenjat e mia, deshirat dhe te tjere. Kur jam ne gjendje te rende psiqike dhe shume i merzitur, shkoj dhe dal dhe vozitem me makine kur mund te qaj hapur. Ne shtepine tone mbizoteron vetem tema e lekut, e punes, e arsimit. Baba thote do te gjej une grua ne dy, tre vjet ne Atdhe. Mua me vjen keq sepse e ndjej si nje goditje te fort te personalitetit tim. Kurre nuk me kane pyetur a ke njeri te zemres etj.
Une ngaqe kam qene gjithe vitet vetem, nuk guxoj te hapem me dike. E ndjej veten ne nje qorrsokak dhe shume te deshperuar dhe te humbur. Ngaqe prinderit na kan mesuar jo te pavarur. Dhe sot e kesaj dite mamaja gatuan, ben punet e shtepise dhe pergagit te gjitha, babaj gjithe diten ne pune. E ndjej veten sikur jam njeri i humbur, i pashprese.
Me vjen shume keq per jeten time dhe i them vetes disa here cfare bere me veten dhe jeten tende?!

         

2 komente për “Dashuria”

  1. Anonim says:

    Edhe une ndihem njejte edhepse jam femer 29 vjet dhe ende pa martu, kontrolli i tepert i femijeve nga prinderit shqiptar na kane humbur pak identitetin personal dhe vetem rri vetem, shkoj ne pune, nuk kam shume shoqeri, duke qene kshtu me vite kam fillu te kem simptoma ankthi paniku sepse vitet me kaluan duke overthink cdo gje dhe te gjithe me thone e ke kshtu pasiqe nuk martohesh, a une pa patur ndjenja me duket e cuditshme te afrohem me dike kshtu qe mire thot web faqja, nuk je vet,
    Cdo te mire

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje Besnik,

    Uroj qe kjo leter te te gjej mire! Me vjen keq qe je duke perjetuar nje situate te tille, e cila eshte shume e degjuar ne familjet shqiptare. Mund te ndodh qe prinderit ta kene te veshtire te lene femijen, me rritjen e moshes, te lire per te marre vendimet bazuar ne nevojat dhe deshirat e tyre. Prinderit, me justifikim te mireqenies te femijes, duan te kene cdo gje nen kontroll dhe nuk arrijne te shohin veten e tyre te ndare nga ajo e femijeve. Disa femije e shohin veten te pandare nga prinderit gjithashtu, per shkak te nje varesie ekonomike fillimisht dhe ky eshte nje model i mesuar qe mbartet dhe ne vazhdimesi. Pavarsisht modeleve te mesuara familjare, nuk do te thote se nuk mund te permiresohen ose te mesohen modele te reja. Ne letren tende specifikon se “prinderit te kane mesuar jo te pavaruar”. Me vjen keq qe ne moshen 28 vjecare, ti ndihesh sikur jeten tende e kontrollon dikush tjeter, vendimet i merr dikush tjeter dhe nuk gezon pavarsine tende. Nderkohe me vjen mire qe je i vetedijshem per situaten ne te cilen gjendesh dhe e sheh si jo te drejte per ty. Fakti qe ti mendon per ndjenjat dhe e sheh situaten e familjes tende jo te drejte per ty, eshte nje kambane e mire qe do te thote se ti do ti ndryshosh gjerat dhe do te krijosh nje marredhenie bazuar ne emocione.

    E rendesishme eshte se duhet te kuptosh se pse ti vazhdon ende ti japesh te drejte babait tend per te vendosur ne lidhje me ty dhe marredheniet e tua? Cfare te mban te varur tek prinderit e tu? Cfare ndodh nese fillon e vendos vete per gjerat e tua? Cfare ndodh nese ia shpreh babait tend qe ti ke deshire ta zgjedhesh vet partneren tende? Po me pare, cili ka qene reagimi i babait tend ne momentin qe ti mund te kesh shprehur nje deshire ose ke marre nje veprim kunder vullnetit te tij? Je nje djale i diplomuar dhe punon. Kjo tregon se tashme nuk je nje student qe mund te kete nevoje per mbeshtetje financiare. E kuptoj qe prinderit perpiqen per mireqenien e femijes, por kontrolli i tepert behet shume stresues dhe femija duhet te vendose midis deshirave te prinderve dhe deshirave/ nevojave te veta. Por sa me shume shtypen deshirat dhe nevojat personale aq me shume demton veten tende dhe gjendesh ne situaten qe je sot. Sugjeroj te arrish te reflektosh mbi pyetjet me larte dhe ndihu i lire te na rishkruash me ane te kesaj letre ose ne chatin e faqes.
    Te uroj, gjithe te mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: