Dashuria

Dashuria

Un jom nje vajze e re jom lidh me ni djal po nuk ja kom thon t vertetat e mia por tash aj me la dhe sdu as me jetu jeta jem ka marr fund me sot se familja jem edin qe jom kon me to tash sdi as qka me bo me dal prej shpis a me nejt e mbyllur 😭

         

5 komente për “Dashuria”

  1. Tina says:

    Ske pse e bën kaq të madhe këtë gjë.
    Bisedo me butësi me familjen time se ky djalë
    Nuk ka qenë fati yte.
    Merri gjërat shtruar se për gjdo problem ka zgjidhje

  2. Anonymous says:

    O Zemra jem,te pershendete nga zemra,e lexova brengen tande dhe Po te then troq e ke gabim ,per kend moj me vdek Po aji me te dasht nuk ish largu,zemra jem nuk vdiset per kerkend. Jepi koh,prit pak nese te don kthehet nese nuk kthehet aji ste ka dashur kurr,largoje nga jeta jote.Dil me shoqe,merru me gjeta qe te knaqin e te relaksojn e mos vajto per dike qe ndosht aji del e knaqet me naj vajz tjeter e ti qaj mes 4 mureve . Nuk e di Sa vjeqare je po ta jap besen se ki me gjet dikan qe ka me vlersu shume edhe ki me harru kta qe tani veq me ta permend dikush kam me tu kujtu qe egziston. Te lutem me shkruj dhe tregoma moshen kjo me intereson.Iiiiiiii Sa mashkulli eshte E ti lidhesh aq shume prej kti djali Qe te lendon e te braktis ,hhaarroojje ne fillim e ki veshtir Po besom ke me harru, kalo bukur.

    1. vajza qe e ka shkru says:

      jom 21 vjeqe zemer ,faliminderit per qdo fjal

  3. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe keni ndare shqetesimin me ne. E kuptoj shume mire qe je e merzitur. Ballafaqimi me një ndarje eshte zakonisht i veshtire dhe kërkon forcë të jashtëzakonshme per tu perballur me te. Por nuk eshte e thene qe ti duhet me dale prej shpise ose me ndjet e mbyllur.
    Shume ne rregull qe ka qene ne dijeni familja,dhe pa dyshim qe per familjen tende ti je shume e rendesishme pa marre parasysh menyren se si e shprehin ate. Edhe vet ti thua se je nje vajze e re, dhe kjo nenkupton qe e gjithe jeta jote eshte perpara.
    E kam ndjesin qe ndjehesh ne faj, qe nuk ia ke then te verteten te dashurit, dhe eshte normale qe nje lidhje te funksionoj eshte shume e rendesishme te egzistoj besimi ndaj njeri tjetrit, respekti dhe dashuria. Mbase personi me te cilin ke qene i lidhur eshte ndjere i tradhetuar meqe nuk iu eshte thene e gjithe e verteta, por jepi kohe atij dhe vetes te reflektoj, dhe nese ka shume gjera qe ju lidhin bashke, gjithmone ka mundesi per nje shance te dyte.
    Nuk egzoston ndonje formule e veqante se si t e perballemi me ndajrjet. Secili reagon ne menyren e vet dhe nuk e them qe do ta kesh lehete por per ta kaluar kete gjendje kërkohet shumë forcë, durim, vendosmëri, shpresë dhe mbi te gjitha vetëvlerësim dhe te gjithe keto jane brenda teje.
    Duaje dhe vleresoje veten, keshtu do te duan dhe vleresojne edhe te tjeret!

    Gjithe te mirat,
    Selvi

    1. vajza qe e ka shkru says:

      faliminderit shummme e dashur

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: