Dashuria

Dashuria

Pershendetje ,une jam nje vajze ne gjimnaz ne vitin e dyte,nuk kam qene asnjehere ne lidhje me dike,por para 3 muajve me eshte paraqitur dikush ne instagram, une e pranova dhe fillova te flas me te, ai me mbushi mendjen dhe une i besova atij , filluam te flasim gjithqka shkoi mire, atij ia dhashe passwordin e instagramit tim dhe keshtu vazhdoi por pastaj une e mora vesh se ai ishte nje instagram fallco dmth nuk ishte ai djale per te cilin une mendoja, ai kishte hapur faqe ne emer te dikujt tjeter me foto te dikujt tjeter, une menjehere e bllokova dhe qe atehere nuk flas me te qe 3 muaj nuk kam asnje kontakt, a mund te me ndihmoni ta di se cili ka qene qellimi i tij ,ose cfare mund te ndodhe ,cfare duhet te bej une ne kete rast sepse frikesohem shum?????????

         

Një koment për “Dashuria”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,
    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    Fatkeqesisht ka njerez te tille qe nemenyre te rrejshme paraqiten online, duke perdorur identitet
    te rreme, dhe kerkojne te jene ne kontakt me te tjere.
    Ne kete rast, meqense kane kaluar 3 muaj prej qe e ke bllokuar, dhe nuk ka pasur asnje reagim,
    duet qe ka mbaruar me kaq. Por ne mometin e pare qe pas kesaj ose ne ndonje rrethane tjeter
    pranon ndonje shantazh ose kercenim nga dikush, menjerhere lajemro familjen tende dhe
    autoritet perkatese, seps nje gje e tille eshte e denueshme me ligj.
    Duke folur dhe pak per anen faktike, te ftoj ta marresh kete si mesim dhe pervoje qe do te te beje
    me te kujdeshme herave tjera, qe te jeshe me e rezervuar kur te vije te besimi ndaj te tjereve dhe
    sidomos ndarja e gjerave perosnale me ta.
    Ne aspektin emocional, eshte e kutpueshme qe je lenduar nga dicka ne te cilen ke besuar dhe ke
    pase prithsmeri. Ne rrethana te tilla problemi eshte te persoant e tille qe nuk kane guximin e
    mjaftueshem te paraqiten me identitetin e tyre te vertete.
    Nga e gjithe kjo pervoje, perpiqu ta nxirresh anen pozitive, dhe perpiqu njekohesisht ta shikosh
    si gje te mbyllur tashme.
    Sinqerisht,

    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: