Dashuria

Dashuria

Pershendetje stafi,jam 20 vjec jam nlidhje me nje djal me mosh 21 vjec. Gati tre vite lidhje por ka nje problem qe nuk shkon ne lidhjen ton. Un jam vajz qe i dua shum dhuratat surprizat besoj si cdo vajz tjeter dhe udhetimet dhe kam deshir qe i dashuri im te me bej ndonj dhurat ose te shkojm diku sbashku ia kam thene direkt te dashurit se kam nevoj te me kushtosh me shum koh te dalim me shpesh te shetisim me shpesh me thot qe un sjam asi tipi qe i du udhetimet dhuratat e ksi gjera edhe me thot qe kerkon shum te perkushtohem ti, ti deshiron qe te le gjithqka dhe vetem te rri me ti un ashtu spranoj. Un ikam sqaruar qe nuk dua shum koh por tpakten te takohemi me shpesh te shkojm neper vende diku te shetisim ai madje as per ditlindje sme blen asgje thot ska rensi ditlindja per mu. Un jam lodhur nga sjelljet e tij nuk di as qfar te bej. Ikam thene qe mo sdo te them as te dalim dikun as hiq por ama prap spo ndihem e qet ju lutem me ndihmoni qfar vendimi te mar😞

         

2 komente për “Dashuria”

  1. Sara Dervodelli says:

    Femra e dashuruar behet e lumtur me pak . Por pa asgje me tvertet lidhja nuk eshte sic dojme ne , sepse po te dhuroj dikush dicka te bukur sidomos partneri eshte mrekulli. Por prap se prap nese je rahat shpirterisht me te dhe e dashuron shume nuk mund tthem per mendimin tim qe duhesh te heqesh dore .. sepse gjerat materiale jane thjeshte gjera kurse sinqeriteti dashuria dhe besimi luajne rrol me teper dhe jane gjithcka.

  2. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje Sara,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me neve.
    Sa i perket ceshtjes se dhuratave, befasive dhe udhetimeve, keto ne te vertete jane nje pjese e kendshme e lidhjes sepse na bejne te ndihemi te rendesishem, e thejne monotonine e lidhjes, na bejne te ndihemi mire e keshtu me radhe, mirepo ju te dy duket qe paskeni pritshmeri larg nga njeri-tjetri sa i perket kesaj, perderisa ti kete gje e sheh shume me rendesi dhe e kerkon duket qe i dashuri yt nuk e ka shume te preferuar.
    Eshte e rendesishme ta kujtojme se ceshtja e dhuratave, befasive dhe udhetimeve pervec qe eshte e kendshme dine te jete edhe e kushtueshme, dhe nuk e di sa mund ta ndikoje kete edhe aspekti financiar i te dashurit tend.
    Une te kasha rekomanduar te perpiqesh te biseosh me te dhe t’ia besh te ditur qe deshiron te takoheni me shpesh dhe kjo eshte e rendesishme per ty, ndersa sa i perket ceshtjes se dhuratave vleresoji edhe njehere rrethanat financiare dhe familjare te te dashurit tend dhe shiko nese ai nuk ka ne te vertete mundesi ose ka pergjgjegjesi financiare ndaj familjes dhe e ka te veshtire te t’i ofroje te gjitha ato. Mirepo, ndoshta edhe egoja e tij nuk e lejon te ta thote troc-analizo ti vete dhe perpiqu ta kuptosh.
    Mirepo, keto gjera mund t’i kompenzoni me dicka tjeter-jo materiale, si te takoheni me shpesh, te beni ndonje aktivitet bashke (vrapim, ndonje sport tjeter) ose cfaredo qofte qe do te ju mundesonte te kaloni me shume kohe edhe ne nje nivel tjeter. Dhe keshtu ne njefare menyre edhe pritshmerite e tua do te mund deri dikun te plotesohehsin.
    Per nje marredheni te mire pervec gjerave te tjera gjithmone eshte e rendesishme ta pranoni partnerin dhe te keni komunikim te mjaftueshem.
    Me shpresen qe sado pak je ndjere e kuptuar, une te pershendes dhe te froj te me shkruash prap.
    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: