dashuri

dashuri

pershendetje, deshta me diskutu me juve nje tem, qe spo kam deshire me diskutu me shoqe, se ska shoqe dite sotit!!
deshta me mar kshilla si prej djemve ashtu edhe prej qikave sikur per motren e juve??
jam femer 29 vjeqare, e kam pas nje lidhje me heret, po tash ka kalu, e jam ma mire emocionisht.
I ka dy vite qe flas me nje djale rrjete sociale, kur kem nis me fol edhe ne pamje ka qene mashkull qfare une e du ne pamje kurse ne karakter shume krenar (jo tip qe shprehet shume ose m’jep komplimente) po edhe ashtu m’pelqen nje mashkull ndoshta (m’pelqen sfida) ose si me than nji lloj ngrohtesie rrall her …
jemi taku vetem nje here, kemi kalu mire taman takim si duhet pa fjale te renda ose tentim puthje jo ska pas…po mundona mi ra shkurt, gjate textimit virtual qe e kem pas edhe qe e kem dmth nuk fol palidhje ose diqka, nje here jemi taku, dy her mi ka anulu takimet, jam ndje keq shume, po tash dmth ky nuk shkeputet ploteshisht nga une, thot kam deshire ti mar senet ngadale, pastaj tash kam mbet si “peng” me than, se une pe shoh veten si opcion ne kete situate, 3 muj mfol ndoshta contanstly e ma hot, pas nje kohe si ma cold tani shkon nxehet perseri.. edhe kam nis me xhelozu tash kur e shoh online dhe mua nuk me shkruan, po nuk e shprehi foli taman si shoke, edhe skam qysh tjeter masi sjem ne “ lidhje”..
une ofertat tjera krejt i kam injoru shkaku tij, e nuk po du ai te me shoh si opcion i dont want to be hurt in the end, a mundeni me mdhan naj keshille si me vepru, si nje femer e pjekur pa bo sjellje childish, ju falemnderit paraprakisht 😘

         

3 komente për “dashuri”

  1. Albin says:

    Prsh e nderuar jom 24 vjet asni lloj eksperience skom pas veq pe shoh qe sod edhe mu dashuru po tutna se shum fshtir osht bo si per djem edhe per vajza

  2. Anonym says:

    Pershendetje e dashur, jam femer vet dhe do mundohem ta them shkurt nga pervoja.. Nje mashkull qe ne kte moshe per 2 vite akoma mundohet ti coj gjerat ngadale dhe her afrohet her largohet, duket sikur po te sheh si opcion te 2… Do ishte mir sikur ta largosh veten nga ai dhe te jesh me dike qe do te te beje te lumtur ne cdo kohe dhe jo vetem kur ti konvenoje atij.

  3. Artan says:

    Lere atë sepse një person I cili të don, e ka dëshirë me vazhdu jetën me ty I bie shkurte kësaj pune
    Te merre dhe kryhet kjo punë ndërsa ai i cili të ka ty si opcion të dytë Ateher të humb kohën ty plus në fund të len
    Lërë edhe shiko jetën me ndokënd tjetër
    Thotë populli dita e mire shihet në mëngjes
    Shkurte ai që e ka seriozisht vepron seriozishte
    Te uroj sukses
    Ndiej keqardhje për gjëndjen tende
    Kalo mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: