dashuri

dashuri

pershendetje, dua nje mendim prej drejtusve te faqes ose edhe komentusve.
jam 32 vjeqare, ne kontakt me nje djale qe 10 muj, ne fillim kemi fol mire online sepse jeton jashte, nja 3 muj, tani disi u shukat kjo pune, nja 4 muaj, gjersa per nje feste, i kam shkruar une, i kam uriar festen dhe ma ka kthy kemi shkru dhe me tregoj se eshte ne kosove, edhe une bona bised normal as nuk i thash pse ske tregu qe ke ardhe hiq kurgjo, pastaj me ka shkru edhe disa here po asgje qe te me ftoj per te dal per te pire kafe edhe te shihemi live sepse kishum pas vetem komunikim textesh, pak dite para se me shku ishum tu shkru edhe i hina temes vet, i them sqenka ken kismet per tu pare ne te dy, pastaj ja nisi, kisha dasht me te njoftu live ma mire, e dojsha me te thirr mu taku, po i mendojsha shume sene, nese nuk pelqehem me vjen keq pastaj, ndina keq, kshtu e lash pauz, edhe tha sdu mi ngut senet, u bona shume nervoz se me pelqejke ai djal, edhe nuk qe kismet te shihemi live, pergjigja ime ishte vetem ne rregull po kuptoj asgje tjeter, pastaj eshte kthy ne gurbet edhe vendosa qe mo mos ti shkruaj se u pa se ska asgje ne kete pune, po pasi shkoj me shkru disa her, ok ja kam kthy kemi shkruar normal, ndonjher sikur te jep nje shprese qe kem me pas diqka ne te dy, ndonjher duket i ftofte, edhe po lendona shume, se mu mpelqen tani pe mar shume afer zemres, thujse ne dpresion, tjetren ane kam oferta shume, po skam dashte te hi ne kontakt me askend, sepse ai me pelqen dhe eshte qka dua te nje mashkull, nuk po du ti tregoj atij se kam oferta tjera, me duket sikur i bej presion ose sikur ti them, si thua ti Po ose Jo, se une po dua te takohem me djem te tjere, mu me pelqen edhe e kisha prit edhe nje vite, po nuk po di qfare ka ne mendje, me ka thene se ti je vajze serioze edhe je per lidhje serioze, skam qef me te shfrytzu e me te lan, nuk je si tjerat, ne bised duket mire, nuk fol per sex ose diqka, per shaka ndonjher, po sjam ka di si te ja bej ksaj pune, qfare mendimi keni ju, ndoshta me ishin qartesu shume sene, kur i kish lexu komentet e juaja, ju falemnderit

         

Një koment për “dashuri”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje Genta,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne neve.
    Duket qe e ke analizuar mjaftueshem sjelljen e tij ndaj teje dhe kuptimin qe mund te bartin
    reagimet e tij. Po mendoj qe ke bere ate qe ke ndjere te nevojshme ta beshe ne momente te
    caktuara, sikur ne rastin kur i ke permendur faktin qe nuk jeni takuar.
    Po verehet qe personi ne fjale te repsekton dhe te konsideron si nje femer serioze, nga ajo cfare
    ka thene dhe nga menyra se si te ka trajtuar.

    Hezitimi i personave per t’i levizur gjerat ose per ta quar raportin me nje person te pelqyer ne nje
    nivel tjeter, ka shume te beje me faktin se ku gjinden ata si individ dhe cfare jane planet
    personale te tyre. Mund te jete qe nje person eshte duke kaluar nje periudhe shume te
    rendesishme si ne rrafshin personal ose professional dhe nuk kane hapesiren per te marre
    vendime te reja ose per te krijuar pritshmeri te vetja ose te te tjeret. Gje te cilen e paske kuptuar,
    prandaj edhe nuk deshiron t’i beshe presion duke i kerkuar ta marrenje qendrim ndaj teje. Por
    gjithashtu, mund te jete qe nuk ndjejne mjaftueshme per personin ne anen tjeter.
    Po mund te kutpoj qe je duke u ndjere ne pritje te dickaje qe nuk je e sigurt nese do te ndodhi ose
    nese egziston pelqim i ndersjelle nga ana tjeter. Prandaj e rendesishme te reflektosh ne kete gje
    dhe t’i definosh qarte ndjejnja tua ndaj tij, sepse meqense nuk jeni takaur asnjehere, sa ne te
    vertet mendon qe jane te qendrueshme keto qe mendon tani? Apo eshte vetem nje fiksim i bazuar
    ne nje imazh virtual te tij?
    Nese je e sigurt ne ate qe ndjen, atehere te mbetet te vendosesh nese do e presesh pa qene e sigurt
    se cfare do te ndodhi ose te ballafqohesh me te dhe te tregosh menyren se si ndihesh dhe cilat
    jane pritshmerite e tua.
    Me shpresen qe sado pak je ndjere e kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj qe tena shkuash prap
    nese deshiron te bisedojme.
    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: