Dashuri

Dashuri

Pershendetje nuk je vet
Ka 1 vit e gjysme qe jam ndar nga i dashuri kan vuajtur shume , deri sa kam pas edhe vizita me psikologun , por gjat asaj kohe un flisja me shokun e ti te ngusht ai me ndihmo shume ta kaloj ket faz nuk me la asnjher vetem gjithnje dora e ti ishte aty per mua , tani vone te dy kemi kuptuar se ndjejm diqka
Me shume per njeri tjetrin ? Qfar mendimi keni a eehte e mundur kjo dashuri edhe pse ish i dahsuri me la me vet deshir dhe ai tashme 1 vit eshte ne lidhje ?

         

Një koment për “Dashuri”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,
    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me neve.
    Lidhja romantike, me shume se per kedo tjeter, eshte e rendesishme per dy personat qe perfshihen ne te, prandaj jeni ju te dy ata qe me se miri mund ta vleresoni se si pervojat dhe rrethanat mund ta ndikojne kete lidhje potenciale.
    Djali me te cilin ke qene ne komunikim per nje vit e gjysme, duket qe te jete i informaur per gjithcka cfare ka ndodhur ne lidhjen tende te mehershme, ka qene me ty gjate gjithe kesaj faze. Eshte ai i cili ka shoqeri me ish te dashurin tend, prandaj ai duke qene i informuar per te gjitha gjerat deri ne detaje, ta bene edhe ty me te lehte ballafaqimin me situaten e re.
    Eshte e rendesishme te keshe arritur te i sqarosh ndjenjat tua ne raport me ish te dashurin dhe ta kesh perfunduar ate lidhje. Gjitashtu te jesh e bindur qe kjo cfare ndjene ndaj ketij personi tani, nuk eshte e nderlidhur me ish te dashurin tend ne ndonje forme dhe te mendosh nese vertet je duke ndjere per kete person, pastaj nese eshte kjo dashuri e mundur ose ju do e shihni bashkerisht. E rendesishme ne kete moment eshte te dini nese vertet jeni duke ndjere per njeri-tjetrin.
    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap nese deshiron te bisedojme prap.
    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: