dashuri

dashuri

pershendetje jam 21 vjeqare jam ne lidhje qe 2 vit e gjysem me nje djal por e fejuar qe nje vit por pasi jemi feju mbas 7 muajve fiilluan disa gjera jo t zakonshme filluam te grindeshim dhe vazhdojm ende nuk kalon nje dit qe sgrindemi shkaku xhelozis se tij aj me ka marrurr si duhet dhe vet jemi njoftuar po tash po xhelozon shum se spo me beson nje far menyre dhe un qe nje vit e ndegjoj qdo gje as me shoqeri dhe as familjen time nuk dal vetem ne fk dhe shtepi nje far mnyre qdo gje qe don ja plotsoj por prap sesht i knaqur dhe shpesh her vendosi te ndahem prej ti por tenton te mbys veten dhe te bej gjera te kqija qe shpesh her jemi shtrir edhe ne spital per kesi lloj grindjesh dhe qe u lodhja doja te ndaheshim por aj spranonte sepse me thet qe smundet te jetoj pa mua edhe pse as un nuk e di a do mundja pa te po jam
lodhur shum nga paknaqsia e ti edhe mospermirsimi i tij qfar te bej te lutem a mendon qe se demton veten ky person dhe a mendon qe esht me mir te marr fund kjo gje apo te vazhdoj te lutem me trego

Një koment për “dashuri”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje Alda,
    Te falenderoj qe na ke besuar dhe ke shkruar ne webfaqen tone. E lexova me shume vemendje
    letren tende dhe po kuptoj qe gjendesh ne nje moment te veshtire te jetes tende. Dhe une shpresoj
    te arrij te te informoj dhe te te jap keshilla te cilat te ndihmojne te zgjedhesh kete ceshtje.
    Xhelozia ne nje lidhje, natyrshem e ka efektin e shkaterrimit te kesaj lidhje duke ja humbur
    kuptimin cdo gjeje dhe duke shkatrruar cdo gje, per te lene pas saj nje ndjenje te rende te
    boshllekut. Nevoja e partnerit per te te patur gjithmone nen kontroll, per te ditur cdo hap tendin
    dhe per te te kufizuar ne perditshmerine tende, asesi nuk mund te jete nje ndjenje e kendshme per
    ty, por nuk eshte nje ndjenje e mire as per partnerin tend. Zakonisht njerezit jane xheloz sepse
    jane te pasigurte me veten e tyre, nuk besojne qe jane te vlefshem per tu dashur dhe jane ne frike
    konstante nga braktisja. Fakti qe partneri eshte xheloz nuk ka te beje fare me palen tjeter (ne kete
    rast me ty). Xhelozia i ka rrenjet thelle ne personalitetin dhe menyren se si eshte formesuar
    individi. Kjo eshte arsyeja pse cfardo qe ke bere ti: largohesh nga shoqeria, familja, nuk del etj.
    nuk po e ben me te mire situaten. Ne fakt kjo mund te beje edhe me te veshtire situaten sepse ja
    kalon kontrollin mbi jeten tende partnerit, i cili normalisht nuk arrin te vendose kufij se deri ku
    duhet te perzihet ne jeten tende. Por kjo nuk ndodhe vetem ne rastin tend, kjo eshte tipike per
    lidhje te tilla.
    Eshte plotesisht normale te duash te mos jesh ne nje lidhje te tille, dhe fakti qe je vetdijesuar qe
    kjo nuk eshte nje lidhje e mirefillte eshte nje hap perpara. Nuk mund te te jap nje pergjigje se a te
    ndahesh, pavarsisht kercenimeve te te fejuarit tend, sepse une nuk mund te marr pergjegjesi per
    nje vendim te tille. Por mund te te them qe nese edhe partneri yt vetdijesohet dhe nese ekziston
    deshira e dyanshme per ndryshim atehere mund te punoni ne lidhjen tuaj, per ta bere funksionale
    per te dyja palet. Edhepse ne kete rast krejt cka mund t’i ofrosh te fejuarit tend eshte perkrahja

    jote e pakushtezuar per te punuar ne ceshjtet e tija. Ne Kosove ezistojne therapist te cifteve
    (psikolog), te cilet i ndihmojne ciftet te diskutojne gjerat te cilat ndikojne ne ngecjen e lidhjeve te
    tyre. Nese ekziston deshira e dyanshme, atehere mund te ju ofrojme kontakte se ku te drejtohemi.
    Sa I perket asaj se cfare ti mund te besh per momentin, eshte te flasesh ne menyre shume te
    sinqerte dhe te qete me te fejuarin tend. Tregoji qe kjo nuk eshte ajo cfare ke pritur nge nje
    lidhje, tregoj qe po te lendojne sjelljet e tija, thuaji qe e ke te pamundshme te vazhdosh me te
    nese nuk merren masa per ndryshim. Me shpresen qe nje bisede e sinqerte dhe vetdijesuese nga
    ana jote do arrij ta bind qe duhet te ndryshoje.
    Kisha dashur qe ti te na shkruash perseri dhe te na tregosh se si po shkojne gjerat, dhe nese e
    ndjen te nevojshme te vazhdojme te bisedojme per kete ceshjte.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Te uroj cdo te mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: