dashni

dashni

U dashurova n’ burre te martuar.

Nuk du aj mu nda prej familjes, as aj nuk don.

Besoj se e du ma shum, se aj mu.

Aj sdon mu dajt, m’ka than kur del kjo nuk do me pas probleme.
Dmth, nuk do me pas pun me mu, edhe me luftu per dashurin.

qysh ta duroj?

2 komente për “dashni”

  1. Tina says:

    Kjo gjendje eshte ma. Shume si lloj shfrytezimi
    Nga ana e tij
    Ti nuk ke deshire ta demtosh familje. E tij
    Ndersa njekohesishte don te jesh me te
    Kjo eshte nje gje e kunderte nga ana logjike
    Ska mundesi qe ti te jesh me te e te mos mirret vesh kjo gje.
    Sepse keto gjera heret apo vone mirren vesh
    Te dy do lendoheni
    Ti do e prishesh familje e tij
    Edhe se fundi ai do lere ty
    Dy here e lenduar
    Nje qe je nda me te dhe tjetra se ke prishur
    Familjen e tij
    Per fund
    Lere ate mashkull ka edhe shume te tjere
    Qe jan beqare e qe mundesh me kriju. Nje
    Jete me te mire e me qen me e lumtur
    Lumturia yte seshte vetem tek ai person
    Mos prezenca (e nje lidhje te mire me. Nje njeri
    Te lire) nuk don te thote se ti sdo mund te jesh e lumtur
    Lere ate mashkull dhe shikoo nje jete te re
    Nese se ben kete ateher do kesh pasoja ti
    Dhe ky djali se nuk ia vjen te quhet mashkull
    Sepse po luan me ndjenat e tua
    Klm

  2. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe qe na ke shkruar. Shkruan ne letren tende per
    lidhjen ne te cilen je momentalisht. Dhe sa e kuptoj duket qe se fundmi e ke kuptuar qe personi
    me te cilin je ne lidhje dhe i cili eshte i martuar, nuk deshiron te ndahet nga bashkshortja. Sic
    duket deri me tani ke patur pritshmeri se ai do ndahet dhe tash nuk e din se si te reagosh ne
    situaten e re te krijuar. Eshte e veshtire te veprosh vetem me arsye kur edhe emocionet jane te
    perfshira ne nje situate. Prandaj e kuptoj qe nga ndjenjat te cilat i ke ndaj personit ne fjale je
    konfuze dhe nuk po din se si te veprosh. Gjithsesi, mundohu te reflektosh pak mbi ate se a eshte
    kjo lidhje ajo cfare gjithmone ke deshiruar, a mendon qe ka te ardhme kjo lidhje, a ndihesh e
    plotesuar dhe e lumtur ne kete lidhje? A mendon qe nje person i cili eshte i martuar mund te arrij
    te te perkushtohet dhe te ofroj ty dashurine e nevojshme? Sa gjate mund ta paramendosh veten ne
    kete lidhje? A mund ta paramendosh veten pa kete lidhje, pa personin ne fjale? Mundohu te ja
    japesh vetes pergjigjet ne keto pyetje dhe keshtu ndoshta do arrish te vendimi i deshiruar, ku ti
    me nuk ke dilema se si te veprosh.
    Nese deshiron te diskutojme edhe me shume per situaten tende, pa hezitim na shkruaj. Deri
    atehere te uroj cdo te mire!

Leave a Reply to Emine Doda Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: