Covid-19

Covid-19

Tung nukjevet,
Diteve te fundit jom shume e frikesume prej rrezikut qe muj me e marre virusin korona.
Nten nuk me merr gjumi. Po frigohna shume edhe per nanen se eshte me semundje te sheqerit. Na jetojme vet, se babi me ka vdeke par 5 viteve e vellaun e kam ne Angli.
Para nanes nuk po muj me e shfaqe se po frigohna, se mos po i rritet sheqeri 🙁 po edhe ajo nuk po qetesohet per veti. Jemi te mbyllura ne banese. une paradite dal poshte deri ne dyqan e kur kthehna veq kqyrim televizor…jam shume e stresume, pa gjume, pa asnje ndihme pre kerkujt. Edhe per vllaun po frigohemi. Jam shume keq 🙁 Ju lutem per nje kshille.

2 komente pĂ«r “Covid-19”

  1. Enkel Bulica says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe na ke shkruar. E kuptoj se shqetesimi rritet dhe me shume per shkak te rrethanave te familjes, pra semundja e nenes, largimi nga jeta i babait, distanca e larget me velllain. Duket sikur e gjithe pergjegjesia eshte mbi ty. Dhe kjo mund te te beje te ndihesh e shqetesuar dhe me shume. Ajo qe mund te te ndihmoje ne keto rrethana eshte te kuptosh me veten se cfare mund te besh per ta pasur situaten nen kontroll dhe cfare eshte shqetesim i tepert, pra pertej kontrollit tend.

    Ja disa keshilla te pembledhura:

    Mundohu te informohesh nga burime te besueshme ne lidhje me koronavirusin. Informacioni i duhur eshte fuqi dhe te jep ndjesine se je ne kontroll te situates. Informohu aq sa duhet dhe jo me shume.

    Ndiq me perpikmeri udhezimet per kujdes te rekomanduara nga institucionet shendetesore per te shmangur maksimalisht infektimin me koronavirus.

    Informohu mire se cfare duhet te besh ne rast se nena apo ti ndjeni shqetesime shendetesore. Shenoji ne nje flete hapat qe duhet te ndjekesh.

    Kerko ndihme tek persona te aferm dhe te besuar. Ndonjehere paramendojme se te tjeret nuk do te na ndihmojne dhe kjo na frenon te kerkojme ndihme atehere kur kemi nevoje. Ne fakt, te tjeret mund te mos e dine se ke nevoje per ndihme, prandaj eshte e rendesishme ta kerkojme ate.

    Informohu dhe kerko mbeshteje nga instucionet apo organizatat e ndryshme qe veprojne ne vend. Ka shume sherbime qe ofrohen shpesh here falas dhe qe vijne ne ndihme te personave ne nevoje (ndihma ekonomike, sociale apo psikologjike).

    Mundohu qe te flesh gjume. Fakti qe ti rri pa gjume nga shqetesimi nuk do ta zgjidhe problemin, thjesht do te jape efekt te kundert. Nga ana tjeter, te flesh gjume mjaftueshem do te te jape mundesine qe ne mengjes t’i shohesh gjerat me kthjellet. Mendo se pagjumesia dhe shqetesimi yt nuk sherben per ta mbajtur virusin larg.

    Bisedo me nenen dhe vellain. Flisni sa me shume me njeri-tjetrin ne lidhje me kete situate. Te folurit e shqetesimeve do te te jape nje lehtesim dhe ndjesi se nuk je vetem ne kete situate. Mund te diksutoni bashke per gjerat qe duhet te beni ne rast te ndonje nderlikimi te shendetit.
    Shfrytezojeni kete kohe per te biseduar me njeri-tjetrin, jo vetem duke pare televizor, por duke folur per jetet tuaja. SI per shume te rinj, kjo mund te jete nje mundesi per te krijuar nje lidhje me te forte me prindin. Nese nuk keni biseduar mjaftueshem, mund te flisni per gjendjen tuaj emocionale pas largimit te babait. Sigurisht qe mund te zbuloni shume gjera per njera-tjetren.
    Mbi te gjitha, mundohu ta lehtesosh veten sadopak nga barra qe ndjen mbi kurriz duke e kuptuar se ajo cfare mund te besh eshte mjaftueshem, dhe se disa gjera nuk jane nen kontrollin tone sado ne te shqetesohemi. Ama ajo qe mund te bejme eshte te tregojme kujdes per veten.

    Ne rast se ke nevoje per mbeshtetje psikologjike apo thjesht per te folur me dike, nukjevet eshte ketu per ty.

    Me fal se u zgjata pak, por shpresoj te te jem gjendur sadopak.
    Gjithe te mirat
    Enkeli

    1. Covid-19 says:

      Pershendetje i nderuar psikolog, nuk kam fjale me ju falenderu. E kam lexu shume here pergjegjen dhe cka me keni shkru dhe kom qajte e qajte…kerkush ne jete nuk m’ka dhane naj kshille kaq te kjarte e kaq ndihmuse e veqanarisht njerzore.
      E mora guximin e ja tregova nanes per letren qe e kom shkru te nje faqe dhe ja lexova krejt tekstin. Qajti edhe ajo u perqfum e qitem krejt dhimbjen e merzine qe na ka zane frymen qe sa vjet… kemi fole me nane si dy shoqe. sot ka qene nje dite e bukur se mbaje ne mend kur kemi fole si sot. Nje dhurate per cka po du me te falenderu prej zemres. Do ti boj edhe hapat tjere. Me nane do flasim me familjen e babit se ka kohe qe ekemi rallu komunikimin,se skemi dasht mi ngarku me merzine tone.
      Sot e kom kuptu sa shume ndihmon ndihma psikologjike. Jam shume ma e qete . Edhe njeher faliminderit shume shume. Arta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: