This page was exported from Nukjevet [ http://nukjevet.net ]
Export date: Tue Jul 16 5:04:53 2019 / +0000 GMT

Ckemi, jam ne halle te madh


Ckemi, jam ne halle te madh, nuk di cfare te beje, ju lutem nqs ka kohe dikush te me tregon si do vepronit po te ishte ne vendin time.
Ne moshen 19 vjec kam shkuar ne Kroaci per studime , ne universitet jam njoftuar me nje djal qe nuk eshte shqiptar , babain e ka serb dhe nenen boshnjake, ne fillim te lidhjes nuk e kam ditur, kur e kam kuptuar jam merzitur shume sepse e kam ditur qe eshte e pamundur, qe familja ime sdo pranonte kurr per shkak te luftes, per gjate 3 viteve jemi ndar e bashkuar aq shume here. Sado qe i premtoja vetes qe nuk do e takoja me, sapo e shihja harroja cdo gje sepse e doja dhe me pas pendohesha por nuk kisha cfare te beja . Erdhi dita dhe une mbarova studime dhe u bera gati te kthehem ne Ks , i shkrujta nje sms ne tel ku i tregova se nuk do ta shihja kurr me. Vazhdova jeten ne ks por duke menduar gjithmon per te , doja ta largoja nga mendja dhe vendosa te fejohem me nje djale qe me propozoj familja duke menduar se keshtu do ta harroj , por problemi eshte qe ka 3muaj qe kemi filluar prap te flasim dhe te takohem , ai ka ardhur te me takoj ne Kosove qe 2 here. Ndjehem shume keq , sepse kemi caktuar martesen ne muajin gusht , i fejuari im punon 2 ndrrime per te bere shtepin. Nuk di si ti tregoj qe nuk e dua dhe qe te mos mundohet kot, kam provuar disa here te flas me te i kam then se dua qe te ndahemi por ai merzitet fillon dhe me thot qe nuk mund te jeton pa mua. I kam treguar mamit tim dhe me ka then qe eshte e pamundur qe me perpara me sheh te vdekur se te martuar me dike qe ka babin serb dhe vllezerit jane kunder. Nuk di cfare te beje , jam penduar qe jam fejuar , nuk mund te martohem me dike qe nuk e dua, nuk mund te vazhdoj jeten keshtu kam menduar disa here per vetvrasje , nuk mund te ndahem nga i fejuari se keshtu do humbas familjen , por nuk mund te ndahem as nga i dashuri im sepse e dua. Nuk di cfare te beje ju lutem me ndihmoni 😭
Post date: 2019-01-09 09:24:38
Post date GMT: 2019-01-09 09:24:38
Post modified date: 2019-01-09 09:24:38
Post modified date GMT: 2019-01-09 09:24:38
Powered by [ Universal Post Manager ] plugin. HTML saving format developed by gVectors Team www.gVectors.com