Ckemi, jam ne halle te madh

Ckemi, jam ne halle te madh

Ckemi, jam ne halle te madh, nuk di cfare te beje, ju lutem nqs ka kohe dikush te me tregon si do vepronit po te ishte ne vendin time.
Ne moshen 19 vjec kam shkuar ne Kroaci per studime , ne universitet jam njoftuar me nje djal qe nuk eshte shqiptar , babain e ka serb dhe nenen boshnjake, ne fillim te lidhjes nuk e kam ditur, kur e kam kuptuar jam merzitur shume sepse e kam ditur qe eshte e pamundur, qe familja ime sdo pranonte kurr per shkak te luftes, per gjate 3 viteve jemi ndar e bashkuar aq shume here. Sado qe i premtoja vetes qe nuk do e takoja me, sapo e shihja harroja cdo gje sepse e doja dhe me pas pendohesha por nuk kisha cfare te beja . Erdhi dita dhe une mbarova studime dhe u bera gati te kthehem ne Ks , i shkrujta nje sms ne tel ku i tregova se nuk do ta shihja kurr me. Vazhdova jeten ne ks por duke menduar gjithmon per te , doja ta largoja nga mendja dhe vendosa te fejohem me nje djale qe me propozoj familja duke menduar se keshtu do ta harroj , por problemi eshte qe ka 3muaj qe kemi filluar prap te flasim dhe te takohem , ai ka ardhur te me takoj ne Kosove qe 2 here. Ndjehem shume keq , sepse kemi caktuar martesen ne muajin gusht , i fejuari im punon 2 ndrrime per te bere shtepin. Nuk di si ti tregoj qe nuk e dua dhe qe te mos mundohet kot, kam provuar disa here te flas me te i kam then se dua qe te ndahemi por ai merzitet fillon dhe me thot qe nuk mund te jeton pa mua. I kam treguar mamit tim dhe me ka then qe eshte e pamundur qe me perpara me sheh te vdekur se te martuar me dike qe ka babin serb dhe vllezerit jane kunder. Nuk di cfare te beje , jam penduar qe jam fejuar , nuk mund te martohem me dike qe nuk e dua, nuk mund te vazhdoj jeten keshtu kam menduar disa here per vetvrasje , nuk mund te ndahem nga i fejuari se keshtu do humbas familjen , por nuk mund te ndahem as nga i dashuri im sepse e dua. Nuk di cfare te beje ju lutem me ndihmoni 😭

         

4 komente për “Ckemi, jam ne halle te madh”

  1. Blerta says:

    E dashur shko atje ku te rreh zemra,sepse po te jetosh gjithmone me ni njeri qe nuk e do eshte diqka e madhe,mos u marto pa dashuri sepse dashuria behet nga te dyja anet jo vetem nga njera ane
    Me mire tash se kur te filloni te jetoni se bashku
    Besoj qe ai me kohe e merr veten mos u ndiko se nuk mundet te jetoj pa ty ai do te gjej njeriun e duhur ne ket bote..Ky eshte mendimi im te pakten

  2. Anonymous says:

    Edhe un mendoj si blerta degjo zemren,edhe nfundkan me u pajtu te gjith me vendimin teend po kjo arrihet me kohe,te deshiroj gjitha tmira

  3. anonime says:

    Pershendetje e dashur, une qe po te shkruaj jam nje vajze 16vjecare me vjen shume keq per ty,me te vertete qenka e rende kjo situate. Ndegjoje zemren tende pa mare parasysh a eshte shqiptar apo jo dashnia eshte e madhe me vlere nuk njeh moshe, kufi asgje. Ndoshta me kohen edhe familja jote e pranojn lidhjen tende. Gabimi i familjes tende eshte qe te kan njohur me djalin tjeter qe thua se nuk e dashuron.A mundesh ti me jetu e lumtur me ni person qe nuk e don.Dashnia nuk shkon per hater te askujt,mos te mbetet peng .Kurse me kit djalin bisedo tregoji per situaten mos e rendo shpirtin me nje njeri qe nuk ta do zemra. Vepro para se te behet vone perndryshe do ta kesh shume problem. Une po te isha ne vendin tend do te ndahesha dhe do te largohesha me te larg diku nuk do rrija me dike qe nuk e do zemra,shpirti. Paske gabuar shume qe qenke fejuar duke e ditur se mendja e shpirti do te jete gjithmone me tjetrin kshtu i paske shtuar edhe nje problem tjeter vetes. E dashur ky eshte thjesht mendimi im e une ty te uroj te gjitha te mirat me shpresen qe te kem ndihmuar sado pak. Shpresoj qe do ta tejkalosh situaten.Mirmbetsh.

  4. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare me ne shqeesimin tend.
    Ke arritur aq mire ta perqosh pafuqishmerine qe je duke e ndjere per momentin, saqe duke lexuar letren tende kam
    arritur ta kem nje imazh te qarte te dilemes se madhe qe je duke e ndjere, dhe veshtiresise ose hezitimit per ta mare
    nejrin ose tjetrin vendim.
    Kuptohet qe e ke te veshtire. Aq me shume per faktin qe familja jote jane te perfshire ne kete mes dhe e ke te qarte
    qendrimin e tyre karshi njerit apo tjetrit vendim.
    Ne thelb e dijme se te gjithe jemi njerz dhe si qenie ne nivelin personal nuk eshte qe bene shume ose fare dallim
    prapavije kombetare e nje personi, apo te ngjashme. Sepse ne fund e shohim ate si individ dhe pershtatshmerine qe kemi
    me ted he menyren se sin a bejne te ndihemi. Por sic e ke thene, per shkak te rrethanave dhe historise, po mund te
    kuptohet edhe reagimi mosaprovues i familjareve te tu, sepse ata e shohin ne nje kontekst me te gjere dhe si nje vendim
    i tille mund te shkaktoje efekte zingjire te ti dhe ata si familje.
    Por ti thua qe e dashuron kete djalin, dhe tani me vec keni rifilluar te kontaktoni.
    Ne tjetren ane, je e fejuar me dike tjeter, i cili sic ke thene eshte duke u perpiqur tejmase qe te krijoje te gjitha kushtet qe
    ju te keni gjithcfare ju nevojitet per martesen tuaj, dhe kjo te bene te ndihesh keq, megithese e keni biseduar disa here qe
    gjerat nuk jane mire mes jush.
    Une do te rekomandoja, megjithese eshte e veshtire, te perpiqesh ta analizosh situaten prej nje prizmi me neutral dhe te
    shikosh me objektivisht rreth situates dhe mundesive qe ke, dhe cfare do te sillte secili vendim.

    Te rekomandoj te mos marresh nje vendim te nxituar, jepi kohen e mjaftueshme vetes te sqarosh ndjenjat qe ke dhe te
    sigurohesh qe kjo nuk eshte vetem dicka momentale.
    Rikujtoje njoftimin me te fejuarin actual dhe raportin qe keni pasur para se te rifillosh kontaktin me ish te dashurin. Si
    ka qene gjithcka mes jush, a je perpjekur te perqendrohesh ne raportin qe keni te dy dhe nese i ke dhene vetes
    mundesine qe te investosh emocionalisht. Dhe te shikosh te vetja nese ka ende hapesire qe raporti juaj te permiresohet.
    Pastaj, shiko te vetja se sa je e gatshme te largohesh dhe te shkosh me ish te dashurin, duke i pasur parasysh rrethanat
    dhe reagimet.
    Jepi vetes kohe te qetesohesh, t’i sqrosh ndjenjat dhe pritshmerite dhe pastaj kur ta kesh koken me te qete dhe te jeshe
    qartesuar emocionalisht, do ta kesh me te lehte te veprosh, sepse atehere do te jeshe me e sigurt per te marre nje vendim.
    Je duke folur per jeten tende, te cilen je duke u perpejkur ta ndertosh ashtu qe ti te jesh e lumtur dhe e qete, prandaj
    eshte normale t’i japesh vemendjen, trajtimin dhe kohen e duhur kesaj qeshtje.
    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap nese ke ende nevoje te bisedojme.
    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: