Bullizmi

Bullizmi

Pershendetje jam viktime e bullizmit qysh ne vit te pare,me qusanin pise shoket dhe me shanin.Jam e urte dhe e turpshme ,prandaj silleshin me mua ashtu,tank rralle me ofendojne.Po un s kam asnje shoke

         

2 komente për “Bullizmi”

  1. e lenduara says:

    Pershendetje zemer me vjen shum keq per situaten tende sepse e di cka do te thot bulizem e di sa keq ndihesh sepse edhe un kam kalu te njejten situate e cila mka len shenja edhe sot po forca tregohu e fort duaj veten fort edhe nese gjith bota esht kunder teje ti ke veten tende dhe mund tja dalesh te uroi gjith tmirat e kesaj bote se i meriton

  2. Arbnora Ismaili - Psikologe says:

    Përshëndetje
    Se pari te faleminderit qe ke ndare me ne shqetësimin tënd.
    Fillimisht me vije keq qe ke kaluar ne një periudhe te tille te ngacmimit verbal nga te tjerët, gjithsesi duhet te kuptosh qe fëmijët te cilët ngacmohen asnjëherë nuk janë fajtore. Është e rëndësishme qe për këtë shqetësim tendin te bisedosh me dike te rritur te besueshëm, cofte me prindër apo ndonjë mësimdhënës. Për atë çfarë te ndodh ne shkolle duhet te flasësh me një te rritur, ne mënyre qe te te ndihmojnë dhe te gjejnë mënyrat e duhura qe te ndalojnë këtë. Nëse shkolla ku vijon mësimin ka psikolog kishte me qene mire qe te konsultohesh me te lidhur me shqetësimin tënd.
    Provo qe te krijosh raporte shoqërore me ndonjë person qe mendon se përshtatesh me shume. Ne shkolle ke mundësi zgjidhjeje dhe po ashtu mund te fillosh nga diskutimi për ndonjë teme te rëndësishme qe keni ne moshën tuaj. Është e rëndësishme qe te kalosh kohen edhe duke u shoqëruar me te tjerët , por qe ndonjëherë duhet qe edhe ti te ndërmarrësh ndonjë hap për te krijuar shoqëri me te tjerët. Po ashtu mund et kalosh kohe me ndonjë bashkëmoshatare nga familja nëse ke afër, e rëndësishme është qe ti te mos qëndrosh vetëm dhe te kesh me ke te bisedosh dhe te kalosh kohen.
    Te dëshiroj gjithë te mirat.
    Te lutem na shkruaj përsëri nëse e ndjen te nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: