bulimia

bulimia

mendoj qe jam e trash edhe pse krejt thojn qe nuk jam po un ndjehem shum e trash edhe para 3 viteve kam fillu me vjell pas qdo ushqimi edhe pse ka qene gjeja qe e kum urrejt mas shumti prap e kum ba mirpo shoqja ime e ngusht um ka ndimu mu ndje mir me veten edhe ni koh e kum nderpre po prap qdo her kum mendu me ba po ma nuk kum mujt tash kum fillu mu ndje shum keq me veten prap ha shum edhe kum fillu me ba prap po spo du ma po du me perfundu perfundimisht kjo ju lutem me ndimoni::(:(

         

6 komente për “bulimia”

  1. Ma. Sc. Fortesa Kadriu says:

    Përshëndetje Tina,

    Më vjen mirë që kontaktoni me ne. Kuptoj që jeni mjaft e brengosur mbi mënyrën se si ushqeheni, dhe tani keni ardhur në një pikë ku e keni kuptuar që metodat që ju përdorni për tu dobësuar është e gabuar. Ju e emëruat temën bulimia, që më lë të kuptoj që sjelljet e tua rreth ushqimit ju duken të jenë simptoma të bulimisë, pasi kështu jeni informuar. Ju thoni që të gjithë mendojnë që ju jeni në formë të mirë fizike, mirëpo ju prapë keni mendim negative mbi pamjen tuaj, e kjo lidhet posaçërisht me peshën trupore. Po ashtu, ju keni filluar prapë të vjellë ushqimin që e keni konsumuar. Të gjithë këto janë tregues që mund të keni sjellje të çrregulluara të ngrënies. Shumë persona të rinj tani gjinden në këtë gjendje, mirëpo është pozitive që ju jeni e vetëdijshme dhe po ashtu keni vullnetin të ndërmerrni masa për të ndalur këtë.

    Qe sa keni filluar të përdoreni vjelljen e ushqimit si mekanizëm për të humbur peshë? �shtë me rëndësi të kuptohet kjo informatë, pas kjo sjellje mund të shkaktoj edhe probleme tjera shëndetësore nëse e shfaqni për një kohë të gjatë. Unë e kuptoj që është e vështirë për ju të kontrolloni mendimet negative mbi trupin tuaj, por gjithmonë kujtojani vetes që pamja e jashtme nuk të përcakton ty si person. Një mënyrë që mund të të bëjë të ndihesh më mirë mund të jetë duke u marrë me aktivitete tjera, si psh ndonjë hobi dhe të mos fokusosh mendimet tek pamja. Po ashtu mundohu të i largohesh leximit të magazinave, të programeve apo faqeve në internet që kanë të bëjnë me teka rreth dietës apo modës, si dhe është ndihmuese të shpenzosh më pak kohë më personat që tërë kohën flasin rreth humbjes së peshës apo dietës. Në anën tjetër, është mirë që ke një person që të dëgjon dhe përkrahë.

    �shtë me rëndësi të fillosh të ushqehesh në mënyrë të rregullt, dhe të shëndetshme. Mbajtja e dietave mund të të bëjë më të preukopuar me pamjen e jashtme, prandaj të vjellësh atë. Unë të sugjeroj të takohesh me një ekspert pasi konsideroj që në këtë mënyrë mund të marrësh ndihmë më të madhe. Po ashtu, të ftoj të na shkruash përsëri.

  2. Ma. Sc. Fortesa Kadriu says:

    Përshëndetje Tina,

    Më vjen mirë që kontaktuat sërish me ne. Kuptoj që ju e praktikoni për 2 vite vjelljen pas ushqimit. Kjo po ju bën të ndiheni e lodhur, të shfaqni probleme shëndetsore dhe të shqetësuar. Sikursë unë e kuptoj, pasi që ju konsumoni ushqimin, ju filloni të mendoni gjëra negative mbi vetveten që ju bën po ashtu të hidhëruar, dhe kjo ju shtyn që të vjellni ushqimin. Të ftoj të analizosh më tutje këto mendime dhe ndjenja që i keni për vetëvetën? Shpesh personat në gjendjen tënde kanë disa mendime automatike negative që mbanjnë për vetën të cilat shpesh janë të pavërteta apo të eksagjeruara, dhe që shkaktojnë këto ndjenja negative. Pastaj kjo ju bën të ndërmirni diqka (të vjellësh) në mënyrë për të përmisuar imazhin tënd për vetveten.

    Po ashtu më intereson të di më shume mbi mënyrën e ushqyerjes tënde? Shpesh dietat ndikojnë që ju të përqëndroni vëmendjen te ushqimi dhe pamja e jashtme, e kjo në anën tjetër rrit nevojën pakënaqësine me vetveten.

    Ndërkaq gjej ne vijim përgjigjet për pyetjet tua. Së pari dua të të sqaroj që në mënyrë që të kuptosh nëse vërtet shfaqni simptoma të bulimisë, duhet të vizitoni një psikolog drejtëpërdrejtë. Efektet e bulimisë janë të shumta, duke filluar me ato shëndetësore pasi që trupi nuk mund të marrë të gjitha lëndët ushqimore të nevojshmë. Pjesët që preken më së shumti janë sistemi digjestiv, metabolizmi, lëkura, thonjtë dhe dhëmbët. Po ashtu ajo mund të krijoj një lloj varësie për të vjellur pasi të konsumoni ushqim, të ulë vetëbesimin dhe e gjithë kjo ndikon në kualitetin e jetës në përgjithësi.

    Shumë persona tani shfaqin simptoma të bulimisë dhe pasi trajtohen shërohen plotësisht. Një element i rëndësishem është që personi të pranoj që ka një problem, dhe të jetë i gatshëm të ndërmarrë diqka në këtë drejtim. Unë po e vërej një motivim të madh tek ju për të ndryshuar stilin e të ushqyerit, dhe kjo është mjaft ndihmuese. Sugjerimi im është që ju të takoheni drejtpërdrejt me një ekspert dhe të sqaroni më mirë se për qfarë keni nevojë tani.

    Shpresoj që kjo të ju ketë ndihmuar, dhe të ftoj të na shkruash sërish.

  3. Ma. Sc. Fortesa Kadriu says:

    Përshëndetje Tina,

    Më vjen mirë që keni shkruash sërish. Me aq sa po kuptohet, duket sikur ti ke marrë rolin e personit përkujdesës dhe që dëgjon problemet që të tregon nëna juaj. A jeni fëmija i vetëm në familje? Nëse ke motër apo vëlla në moshë madhore, mundohu që të i përfshish të gjithë në diskutimet e juaja në mënyrë që të gjeni të gjithë një zgjidhje. Duke mbajtur përgjegjësinë mbi vete për këtë “detyrë”, ju keni krijuar nevojën të dukeni si person i fortë, rrjedhimisht të mos shpreheni haptazi problemet e juaja. Kjo po ju bën të ndiheni të lodhur, dhe është normale që reagoni me nevrikosje ndonjëherë ndaj këtyre problemeve. Kjo nuk ju bën person të keq, mirëpo vetëm tregon që ju jeni e frustruar dhe keni edhe disa nevoja tjera personale që nuk jeni duke i përmbushur.

    Në anën tjetër, ju jeni e vetëdijshme që është momenti kur shëndeti juaj dhe mirëqenia është me rëndësi dhe duhet të veprohet në atë drejtim. Të mbrosh atë nuk të bën të dukesh person I dobët apo të kesh arsyeje për të u turpëruar. Përkundrazi kjo është shenjë që ju përkujdeseni për veten tuaj. Po ashtu, në momentin kur ju jeni në gjendje të mirë shpirtërore dhe fizike, mund të jeni edhe më ndihmues ndaj nënës suaj dhe familjes në përgjithësi. Të sugjeroj të bisedosh me nënën tuaj në lidhje me këtë në mënyrë që dhe ti të marrësh kujdesin e duhur.

    Të ftoj të na shkruash sërish.

  4. tina says:

    kam 2 vite qe e bej mirpo e kam ma pare e kam bere vetem disa here ne jave tani e bej qdo here qe ha edhe kam filluar te ndjehem e lodhur edhe ngajeher kam marramendje dua te ndaloj mirpo nuk mundem ndjehem shum keq me veten urrej qdo gje edhe e vjella me lehteson(te paken keshtu menoj)por mendoj qe me se shumti e urrej veten jam nje person i tmerrshem.Faleminderit shumm per keshtillat tua

  5. tina says:

    kam edhe dy pyetje 1.cilat jane pasojat qe mund ti kem nga bulimia? 2.a mund te sherohem?sepse fakti qe nje kohe nuk e kam bere edhe prap kam filluar me brengos shum mendoj qe nese nese nuk do ta bej me do te filloj me von gjithmon do te filloj dua te di a mund te sheroohem plotesisht?

  6. tina says:

    Faleminderit shum per keshillat tuaja.Sa i perket dietave nuk mbaj perkundrazi ha shum ushqime me kalori te shumta bile harxhoj shum para duke blere qokolata edhe gjera tjera edhe i ha fshehurazi sepse nuk dua te me shohin sidomos prinderit e mi per arye se gjithmon me thon se ha shum edhe quditen si nuk trashem,edhe kam probleme sidomos me dhembet dua te ndaloj mirpo ndjehem shum e turperuar te shkoj te ndonje piskolog edhe aq me pak ta din prinderit e mi nuk dua ti brengos sidomos mamin tim,ka shum probleme tjera eshte mjaft e brengosur me babin tim edhe nuk dua ta zgenjej ate sepse beson shum ne mua as shum beson sa me tregon qdo gje gjitha problemet qe kam me babin tim edhe kjo me bregos shum ajo as qe e ka iden sa me brengos edhe me keqja eshte qe pasi me tregon un nevrikosem me te jo me babin gje qe e shpejgon sa e keqe jam mirpo e dua e shum mamin edhe nuk dua ta zgenjej.Faleminderi shum edhe nje her per kohen edhe keshlliat tua.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: