Besimi dhe Dyshimi

Besimi dhe Dyshimi

Pershendetje,

Une jam ne lidhje nje kohe te gjate me nje vajze qe nga mosha 15-vjeçare, dhe se fundmi jemi martuar. Por, ajo qe me shqeteson me se shumti ne lidhjen tone eshte mungesa e besimit se ajo e ka bere per here te pare me mua, dhe gjithmone kam dyshime dhe i beje pyetjen e njejte vetes. Prandaj nje keshille nga ana e juaj do te jete e mireseardhur. Gjitha te Mirat!

4 komente për “Besimi dhe Dyshimi”

  1. Tina says:

    Shoku mos e lejo veten tende te luaj me
    Ndjenjat tua
    Nderto jeten tende ne besim tek te tjeret
    Edhe nese ka ndodhur ne te kaluaren
    Keni pasur ndonje raste qe u ka lendur
    Mos harro se njeriu ndryshon
    Permiresohet pendohet
    Dhe arrite tek ajo qe duhet apo kerkohet
    Prej tij.
    Besoi gruas tende
    Largohu nga gjerat qe nuk kane kuptim
    Largohu nga veset e kqija apo bisedat
    Qe nuk japin fryte
    Sepse keto gjera qe i ceka me larte
    U pengojne nga te qenit i lumtur
    Te shijosh nje jete te lumtur e te rehatshme
    Martesore.
    Bisedo me gruan tende qe te ndertoni
    Martesen tuaj si nje kala qe nuk e levizen
    Cfardo ere qe e godet apo cfardo stuhie
    Kalon.
    Jeta eshte mjafte e shkurte
    Nuk keni Kohe te humbasni me gjera qe u
    Prishin diten dhe naten tuaj
    Suksese
    Qelesi i suksesit eshte bashke-bisedimi
    Me gruan tende.
    Gjerat e embla nuk arrihen lehte
    Ndersa gjerat e hidhura i gjen kudo
    Klm suksese

    1. Gazmend says:

      Ju Faleminderit tina per keto fjale te mira! Te pershendes e uroje te jesh e lumtur gjithmone!

  2. Albulena Zaimi says:

    Pershendetje Gazmend, te faleminderit qe na ke shkruar dhe e ke ndare shqetesimin tend me ne.

    Ti na ke shkruar se je ne lidhje te gjate me nje vajze qe nga mosha 15 vjecare dhe tashme je edhe i martuar me ate vajze. Ti je I shqetesuar sepse ke dyshim se nuk ke qene I pari per vajzen per sa I perket maredhenieve seksuale. Ti ke gjithnje dyshime dhe gjithmone I ben pyetjen e njejte vetes.

    Gazmend, me vjen keq qe ti e ke kete shqetesim. Ti je ne lidhje me kete vajze qe nga mosha 15 vjecare e tash je 27 vjec do te thote qe 12 vite dhe ti ende ke dyshime per besnikerine e saj. Nga letra jote nuk munda te kuptoj nese ti ke ndonje baze per keto shqetesime apo e ke nga deshira ta kesh vetem per vete.
    Keshilla ime eshte qe ti te fokusohesh ne arsyet te cilat te kane bere ty te jesh me kete vajze, gjerat e bukura qe ju bejne bashke e pse jo edhe situatat e veshtira te cilat do te ju duhet ti tejkaloni bashke. Shqetesimi yt duhet diskutuar me vajzen dhe une besoj se ti tashme e ke bere kete e nese jo duhet ta besh. Martesa e sidomos e juaja pas nje lidhjeje te gjate qe nga femijeria duhet te ndertohet mbi bazen e besimit te dyanshem duke respektuar hapesiren dhe personalitetin e secilit partner.

    Shpresoj te te kem ndihmuar sado pak, nese ke nevoje na shkruaj perseri.

    Albulena Zaimi ,psikologe

  3. Gazmend says:

    Pershendetje e nderuara psikologe Albulena, kam dyshime sepse me heret e kam pare duke komunikuar permes sms-ve me nje numer te panjohur dhe asnjehere nuk me ka treguar se kush eshte, pastaj ndryshimi i veshjes, daljet e shpeshta sa kemi qene pa martuare, keto me bejne te dyshoje ne pastertine e saj te kaluares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: