Baze nervore

Baze nervore

Pershendetje shume te dashur, jeni stafi me i mire n’bote, i cili me ndihmoni aq shume ne shkembim te asgjeje, jam shume e lumtur qe ekzistoni.

Tani po filloj qe te tregoj shqetesimin tim sepse skane te ndalur fjalet e mira per ju.
A mund te me tregoni se pari me gjeresisht çka do te thote te keshë baze nervore?
Une jam 20 vjeq dhe para 5 viteve me dhimbte kemba e djathte shume, keshtu qe mjeku me rekamandoi me i be analizat e reumes. Kur i bera analizat, rezultati ishte qe skam reumë dhe mjeku me tha qe kam baze nervore. Kemba e djathe me dhemb ende rralle, por ka nje vit qe me dhemb edhe krahu i djathte. Kam mundë te dalloj qe kjo dhimbje me shfaqet nese nervozohem shume dhe nese kam stress te madh dhe edhe nese pikellohem.
Ka 2 vite, ndoshta edhe 3 vite jane be qe vazhdimisht kam lemzë te madhe e cila po me ligeshton dhe po me ben te ndjej shume uri, por kur e ndava shqetesimin tim me ju, me thatë qe mund te kem probleme me lukthin ose nese skam probleme me lukthin, kam baze nervore. E une e di qe probleme me lukth nuk kam.
E tash jam shume e merakosur qe ma thone kete mjeket, qe une kam baze nervore. Ju lutem me ndihmoni dhe me sqaroni per bazen nervore, ndoshta po dukem keq qe s’po kam njohuri, por une studioj arte dhe per mjekesi njohuri kam vetem nga shkolla e mesme.

Faleminderit shume nga zemra, iu uroj gjithe te mirat.

         

Një koment për “Baze nervore”

  1. Dr. Xhevdet Fetahaj - Mjekesia e Punes says:

    Hana, po te kuptoj qe ke dhimbje te kembes, krahut etj,te gjithe nganjeher ndiejme dhimbje diku, kjo eshte normale. Mos e mer me ndjenja e nervoze, por relaksohu. Perdor ndonje paracetamol apo diklofen kunder dhimbjes. Ne baze nervore ka kete kuptim pra, qe ta maresh me frige panike, nervoze e shqetesim ndonje situate apo problem shendetesor, familiar apo emocional. Sa i perket lukthit dhe lemzes, te preferoj ta konsultosh gastroenterologun. Dicka e ngacmon diafragmen kur te na mer lemza shpesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: