Ankthi,depresioni

Ankthi,depresioni

Pershendetje,jam 25 vjec, punoj menagjer ne nje restaurant problemi im qe po me shqetson pa mase eshte kur marr ndonje vendin ose kur kritikoj ndonje puntor edhe pse kam plotsisht te drejte , mendja me rrine gjithe kohen aty e gjith dita me shkon keq , dhe kroj nje far frike perbrenda me nuk mundem me ju jape ndonje kritik , behem nervoz sa qe fillon edhe koka te me dhem mbrapa , ket problem e kam qe nje kohe te gjate , ju lutem me jepni ndonje keshill ta kapercej ket gjendje te tmerrshmee se po me mundon shume

         

2 komente për “Ankthi,depresioni”

  1. Eloda says:

    Pershendetje.
    Jeni nje tip i ndjeshem kjo eshte nje shenje se ju jeni nje person i mire,ndiheni keq po te kritikoni dike dhe ju mundon kjo gjate kohe pastaj.
    Pas dhenies se kritikave rikujtoi vetes se ti kishe te drejte dhe ajo eshte puna jote.
    Arsyeto veten dhe beje punen ashtu siq duhet,mos mendo tere kohen pse kritikova ate apo kete nese keni te drejte,ju thjesht po beni punen tuaj.
    Mos i merrni aq afer zemres te gjitha gjerat,mos u brengosni aq shume fundja kritika te bene me te forte,mendoje se po ju bene nje te mire.

  2. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,

    Te faleminderit qe keni nda shqetesimin me ne.
    Me sa e po kuptoj shqetesimin tuaj eshte se kur ju kritikoni ndonjerin nga punetoret, edhe pse mendoni se keni te drejte , prap ndiheni ne faj dhe kjo ju mundon?
    E gjithe kjo varet nga menyra se si e shprehni kritiken, nga intonacioni I zerit nga gjuha e trupi, nga fjalet qe zgjedhni per t’I shrehur etj . Shpesh ndodh qe kur dikush kritikon dike tjeter hedh energjin e tij negative te nje person tjeter dhe kjo mund te ndikoj te vetbesimin dhe vetvleresimin e ketij personi, megjithate derisa ju e beni kete ka shume gjasa qe kjo ndjenje te ju kujton juve diqka. Si jeni ndjere ju kur dikush ju ka kritikuar juve?
    Behu model, behu i matur!
    Të mos harrojmë Rregulloren e Artë. Të gjithë bëjnë gabime. Gabimet janë mjetet e nevojshme të mençurisë dhe rritjes. Nëse me të vërtetë mendoni se dikush është gabim, atëherë mos u jepni vetem kritik dhe energji negative , behu nje keshilltare i mire dhe jep energji positive, vemendje dhe force, keshtu pa dyshim do te ndihesh me mire ti dhe punetoret e tu!

    Gjithe te mirat,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: