Ankthi rikthim

Ankthi rikthim

Pershendetje problemi in nisi kur linda vajzen para 3 vjetesh kisha ankthe srija dot vetem sikur do ju beja keq njerzve vetes.do thoja gjera qe nuk doja ti thoja.asgje nga keto nuk ndodhin derisa truri kuptoi jan thjesht mendime nuk ndodhin.shkova ne neurolog mjekime vetem nje koker I lashe me pas ne psikologe bera 5 seanca nuk vazhdojme me u ben e 6 muaj mer mjekime iku e psikologia me pas ne psikiater prap ilace ke depresion Las lindjes nese nuk perdora asnje mjekim me kaloi 9 muaj me mbajti.nuk kisha as atak paniku asgje u ktheva e njejta tani kam tre muaj afersisht e njejta gje my rikthye pasi mbeta vete me femijet e cdo gje dukeshe sikur smundesha u kthyen ato mendime po ajo qe me shqetesoj jane sulmet e panikut e cne te kem un keto mendime.e di qe sjane te verteta e di qe sndodh asgje nga keto.por prap nuk mbushet mendja qe skam gje.cfare me sygjeroni ju lutem.jane thjesht mendime ikin nuk dua te mar medicaments ju faleminderit brenda mundesive dua te mbetem anonim

2 komente për “Ankthi rikthim”

  1. Sabina Tahsimi says:

    Përshëndetje,

    Depresioni pas lindjes i bën shumë gra të ndihen në faj ose të kenë ndjenja të thella mërzie, veçanërisht ndjenja negative ndaj bebit, gjatë një periudhe kur ato duhet të ndiheshin të lumtura. Depresioni i thellë pas lindjes ndikon tek aftësia e nënës për t’u kujdesur për beben e saj si dhe në zhvillimin e lidhjes pozitive mes nënës dhe fëmijës.

    Depresioni pas lindjes shpesh trajtohet me këshillim, mjekim ose të dyja bashkë. Koha e trajtimit dhe e marrjes së vetes ndryshon nga një person tek tjetri, në varësi të shkallës së depresionit dhe nevojave individuale. Nëse lihet pa trajtuar, gjendja mund të përkeqësohet. Është e rëndësishme ta vazhdosh trajtimin edhe pasi fillon të ndihesh mirë. Prandaj do të të këshilloja fort të vazhdoje seancat e këshillimit. Ndërkohë: përpiqu të pushosh sa më shumë, të hash shëndetshëm, të bësh ecje të gjata me vajzën tënde dhe të kërkosh mbështetje nga të afërmit!

    Javë të bukur!

  2. Xxxx says:

    Faleminderit per keshillat femija eshte tre vjec un e kalova pas tre vjetesh mu rikthye perseri.kam vetem mendime negative un dua ti mposht sic I mposhta thjesht me lodhin krizat e panikut e di shum Mir qe jane thjesht mendime asgje nuk ndodh ju faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: