ankthi opsesiv

ankthi opsesiv

Prsh un ka tre muaj qe vuaj nga ankthi opsesiv gjithcka e ka zanafillen ne femijerin time kur isha i vogel rreth moshes 6-7 vjec kisha shum frik naten kur flija me behej sikur degjoja zera jasht me dukej sikur dicka ishte posht krevatit tim por gjithcka me von u zhduk dhe nuk km degjuar kurr me zera po tani jam fiksuar keq duke lexuar ne internet per semundje psiqike me ka hy frika e ankthi e rri e vras mendjen gjith diten nga frika e ndonje semundje edhe pse e di qe ankthi ne vetvete nuk eshht nje semundje le te themi pres ndonje kshill

         

Një koment për “ankthi opsesiv”

  1. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje i dashur,
    faleminderit qe na shkruan. Shpesh here informacionet qe lexojme ne internet nuk jane te filtruara dhe sidomos kur vjen puna te semundjet (si fizike ashtu edhe mendore) jane jashte mase te ekzagjeruara. Nga informacionet qe kam ti je vetem 10 vjec. Me vjen mire qe frika nga zerat eshte larguar tashme – frikerat sidomos ne femijeri jane shume te zakonshme. Ato shfaqen natyrshem dhe largohen natyrshem ne shumicen e rasteve. Kjo ndodh edhe ne moshe madhore, por shpesh ato jane me te konsoliduara. Ndoshta nese provon te racionalizosh mbi friken tende, te ndihmon sado pak. Provo te mendosh qe po, mund te semundemi nga momenti ne moment. Cdo gje eshte e mundur. Semundjet psiqike jane nje kombinim i shume faktoreve te jashtem e te brendshem te cilat shpesh here nuk mund t’i kontrollojme. Por ajo qe mund te kontrollojme eshte qendrimi qe ne kemi ndaj ketyre mendimeve. Nese i konsiderojme si jo te demshme e i marrim lehte, atehere ato nuk do na shqetesojne me.
    Zhvendose fokusin e vemendjes tende ne dicka tjeter me produktive. Te kesh njohuri rreth ketyre gjerave eshte mire, por nuk eshte e nevojshme ne kete pike te jetes tende te lexosh kaq shume rreth semundjeve.
    Shpresoj qe kjo te te ndihmoje te ndihesh me mire.
    Te pershendes e na shkruaj serish,
    Elisa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: