Ankthi jam shum keq

Ankthi jam shum keq

Pershendetje jm nj vajz 18vjec vuj na ankthi km 10muj km ber psikoterapi asgje mora dhe Mjekim km 12ditt qe I pi asgje me duket sikur ilacet me kan shtu m keq ankthin 2 3 diret e para qesh mir tani jm be po illoj o zot t lutem m jepni I zgjidhje sdi ca tbej ma km vrlm rrafje zemre km frik tdal na shpia

         

3 komente për “Ankthi jam shum keq”

  1. e lenduara says:

    Te kuptoi cka ndien se dhe un e kam kalu dhe po e kaloi per momentin per mendin tim shko te ndonje psikolog tjeter pasi ndoshta ai ku ke qen ti nk ka qen shum profesional perderisa te ka keqsu nk ka dit me te trajtu po me e rendesishme eshte ti te ndihmosh veten mos e ler ankthin te mund Provo te dalesh sa me shum ngs shtepia ne menyr qe te heqesh friken sepse frika hiqet duke u perballur me te .nise diten me energji bej vrap apo edhe ushtrime fizike ne shtepi aq sa ti e ndien te nevojshme ne momentin kur ke ankth mundohu mos ta mbash mendjen aty po te merresh me pun te gatuash dicka apo te pastrosh dicka po ne detaje me te vogla mua mka ndihmuar disi prandaj provoje un e kuptoi dhimbjen tende prandaj te uroj me gjith zmr tia dalesh gjith te mirat

  2. admin says:

    Pershendetje,
    Te falenderojme qe ke nda me ne brengen e juaj. Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit perkates, ne nderkohe te ftojme te shikosh nje video rreth ankthit ne linkun me poshte.
    Gjtiha te mirat
    Stafi i Nukjevet

    https://www.youtube.com/watch?v=F4UhvKLu8GU

  3. M. Sc. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje e dashur,
    faleminderit qe na ke kontaktuar.
    Me vjen keq qe po kalon kete periudhe te keqe duke luftuar me ankthin.
    Sa kohe ka zgjatur psikoterapia? Cfare tip psikoterapie ka qene? Po mjekimin kush ta ka dhene? A mund te na japesh me teper informacione ne lidhje me keto gjera?
    Me vjen mire qe ke kerkuar ndihme dhe ke shkuar te psikologu. Por te gjesh nje psikolog qe te pershtatet dhe tipin e terapise qe tregon rezultate kerkon kohe e fatkeqesisht eshte e veshtire nganjehere. Prandaj une do te te keshilloja qe te shkosh te nje terapist/e tjeter dhe te provosh serish. Ndoshta nje tip tjeter terapie ne kombinim me medikamentet do te te ndihmoje.
    E kuptoj qe ankthi te limiton dhe nuk te lejon te besh veprimtarite e jetes normale. Gjate dites mundohu te marresh fryme thelle shume shpesh. Ne psikoterapi meson teknika te ndryshme relaksimi e frymemarrje te cilat te ndihmojne te mbash ankthin nen kontroll. Por frymemarrjet e thella mund t’i besh edhe vete.
    Gjithashtu, mundohu te racionalizosh mbi ankthin. Ankthi nuk eshte gje tjeter pervec se frike nga frika. Pra trupi yt reagon ne menyre te tille sepse ka frike te ndjeje frike. Me siguri nuk ke frike nga dicka specifike, se paku nuk permend dicka te tille, prandaj ne menyre racionale mendo qe nuk ka asgje per te pase frike. Merr fryme thelle, the vazhdo me aktivitetet e perditshme. Duket e lehte per t’u thene, por pasi ta besh disa here do te filloje te permiresohet.
    Gjithashtu, te lutem te flasesh me familjaret apo njerezit e afert per kete problem. Kjo do te te ndihmoje jashte mase.
    Na shkruaj serish!
    Elisa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: