Ankthi dhe paniku ne shtatzeni

Ankthi dhe paniku ne shtatzeni

Pershendetje. Ne vitin 2012 jam diagnostikuar me ankth dhe panik dhe jam mjekuar nga psikiatri me paroxetin seroxat dhe entact escitalopram. U mjekova per rreth dy vite. Dhe deri ne korrik 2017 kam qen sh mire me as me filluan serisht simptomat! U mjekova serisht me cipralex vetem per 4 muaj pasi planifikoja te beja femije! Tani jam shtatzene ne javen e 7 por jam shume shume keq!!! Zgjohem me rrahje te medha zemre dhe me kepusin te vjellat por nuk nxjerr aspak ushqim! Here behem me konstipacion here me diarre dhe me e keqja eshte sepse nuk kam pik fuqie! Nuk kam fuqi as te flas dhe te kthej pergjigje! E di qe kam nevoj per psikoterapi por jetoj ne greqi dhe nuk di gjuhen qe te shkoja ne psikoterapist! Kam shum nevoje per nje vullnetar psikoterapist qe te me bej psikoterapi online pasi ndodhem ne nje situate shum te keqe! Aq sa po me ben te pendohem per kete shtatzeni edhe pse e kam te paren! Jam munduar cdo nat te lidhem te bisedo me psikologun por nuk po lidhem dot! Ju lutem me ndihmoni se po me nxihet jeta!

         

Një koment për “Ankthi dhe paniku ne shtatzeni”

  1. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje Deuza
    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë.
    Ju keni përshkru gjendjën tuaj për të cilën keni thënë se jeni trajtu në të kaluarën, gjendja juaj është përcjell me përmirësime dhe keqësime .
    Nëse ju kam kuptu drejt ju tani jeni përsëri në gjendje ankthi ,e keni shumë të qartë mënyrën profesionale të trajtimit. E keni të vështirë të merrni mjekimin e duhur me medikamente siq keni vepru në të kaluarën sepse jeni shtatëzënë, e keni të vështirë trajtimin psikoterapeutik sepse jetoni në Greqi dhe nuk e njihni mjaftueshëm gjuhën greke.
    Ju keni kërku të ju sugjeroj psikoterapi online, mirëpo unë e kam të vështirë të ju sugjeroj psikoterapist të trajnuar për të realizuar ju psikoterapinë online.
    Ajo që aktualisht mund të ju them është që të mundoheni të mësoni të qetësoheni dhe të relaksoheni. provoni të mësoni edhe disa teknika të relaksimit si psh. relaksimin që quhet relaksim progresiv i muskujve, frymëmarrjen e thellë , jogën dhe meditimin.Gjithashtu provoni që të dilni sa më shumë në natyrë, praktikoni ecjen dhe mundohuni të ushqeheni shëndetshëm dhe të plotësoni orët e gjumit duke pas kujdes që të evitoni pijet me kofeinë dhe nikotinën sepse që të dyja stimulojnë sistemin nervor dhe rrisin efektet e ankthit.
    Vazhdoni të jeni në kontakt edhe me ne duke na shkru se si po rrjedhin gjërat dhe ne do të mundohemi të ju ndihmojmë në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: